Një i vdekur në rrugën Prishtinë Podujevë

Artikujt tjerė
- Supremja refuzon ankesat për bombën në bulevardin Bill Klinton
- Acid në fytyrë gjyqtares në Vlorë
- I kërkuan pronarit të ëmbëltores 20 mijë euro, arrestohen
- Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Ujmirë
- Mustafit dhe vëllezërve Zherka nuk u hiqet paraburgimi
- Lushnje: Grabitet me armë një dyqan, plagoset rëndë pronari
- Në Viti, për një javë janë vjedhur mbi 20 shtëpi
- Dy të arrestuar për lëndim trupor në Prizren
- Vritet punëtori i shkollës së Ujmirit
- Kapen grabitësit e pasagjerëve të autobusit Sarandë- Tiranë
Prishtinë, 15 janar - Një person ka vdekur mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime trupore, po të njëjtën rrugë, si pasojë e aksidenteve në trafik, njofton Policia e Kosovës në raportin e vet ditor.
Policia bënë të ditur se mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, kanë ndodhur dy aksidente trafiku, njëra fatale dhe tjetra me lëndime.
Rreth orës 21.58 , policia është informuar se një shofer gjatë lëvizjes me veturë ka goditur një këmbësor, i cili është dërguar në Emergjencë ku sipas mjekut, viktima ishte pa shenja jete, thotë policia.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor dhe Kryeprokurori dhe Prokurori. Ngasësi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.








