Aksident i rëndë në Lybeniq, 2 të vdekur e 4 të lënduar

Artikujt tjerė
- Supremja refuzon ankesat për bombën në bulevardin Bill Klinton
- Acid në fytyrë gjyqtares në Vlorë
- I kërkuan pronarit të ëmbëltores 20 mijë euro, arrestohen
- Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Ujmirë
- Mustafit dhe vëllezërve Zherka nuk u hiqet paraburgimi
- Lushnje: Grabitet me armë një dyqan, plagoset rëndë pronari
- Në Viti, për një javë janë vjedhur mbi 20 shtëpi
- Dy të arrestuar për lëndim trupor në Prizren
- Vritet punëtori i shkollës së Ujmirit
- Kapen grabitësit e pasagjerëve të autobusit Sarandë- Tiranë
Pejë, 14 janar Sot, në orët e pasditës në fshatin Lybeniq, komuna Pejë, ka ndodhur një aksident komunikacioni fatal, ku kanë vdekur dy persona dhe janë lënduar 4 të tjerë.
Në ketë aksident ishin të përfshira dy automjete, njëri i tipit Mercedes 201 të cilin e drejtonte i dyshuari shtetas i Kosovës, Sh.S.(1979),dhe automjeti i tipit VW Jeta, i drejtuar nga viktima Tafil M. (1968).
Aksidenti, sipas hetuesve, është shkaktuar r deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar në aksin rrugor Pejë-Deçan, dhe gjatë qarkullimit në atë rrugë, kur arrin në fshatin Lybeniq, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës, shpejtësisë, posa arrin në kthesë hyn në tejkalim në vijë të plotë dhe në pa mundësi të ndaljes apo shmangies, në mënyre ballore ndeshet me automjetin e viktimës (Tafil M.), dhe për pasojë , i dyshuari dhe të gjithë të lënduarit e tjerë nga vendi i ngjarjes dërgohen në spitalin rajonal Pejë për trajtim mjekësor. Por, për shkak të lëndimeve të rënda kanë vdekur Tafil M. dhe Lumnije B.(1962), kurse i dyshuari Sh.S. për shkak të lëndimeve është ndaluar në repartin e kirurgjisë dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë Kosovës
Janë lënduar me këtë rast, Florije S.(1978), A.S.(2007), F.M.(1998) dhe Florie M.(1970). Dhe ata po kurohen në spitalin Rajonal Pejë.
Dëmet materiale ne te dy automjete janë të konsiderueshme.











fadil Mazrekaj 16.01.2013/19:45
dashta me pa ngjarjen