Në autostradën Tiranë-Durrës përplaset për vdekje 25-vjeçari

Artikujt tjerė
- Në autostradën Tiranë-Durrës përplaset për vdekje 25-vjeçari
- Elbasan: Arratiset 39-vjeçarja në arrest shtëpie, pranga 2 rojeve
- Vjedh paratë e babait për ti blerë veturë të dashurit
- Vdes nga bomba e dorës në shtëpi të vet
- Mashtrohet nga dera e ashensorit, vdes në bodrum
- Në aksin Burrel-Milot, një i vdekur, katër të plagosur
- Dy të arrestuar për vrasjen e kryer në vitin 2008
- Rrëmbyen biznesmenin italian, 2 në pranga, 2 në kërkim
- Akte vandale në dy shkollat e mesme të Lipjanit
- Vdes pasi bie nga kati i pestë
Tiranë, 5 janar Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje sqaron se nga aksidenti ka humbur jetën një person, transmeton BW.
Po sipas të njëjtave burime, nga përplasja e mjetit tip Golf me targa AA 015 CB ka përplasur për vdekje 25-vjeçarin Arben Çupi, i cili pasi kishte parkuar motorin në anë të rrugës, tentoi të kapërcente në anën tjetër të autostradës me këmbë, ndërkohë që 10 metra larg tij ndodhej mbikalimi, siç sqaron policia.
Mësohet se viktimës i është dhënë ndihma e parë nga drejtuesi i mjetit S Kulla, por ai nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërkohë që po heton më tej për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.








