• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Në aksin Burrel-Milot, një i vdekur, katër të plagosur

Publikuar: 04.01.2013 - 18:44

Burrel, 4 janar - Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Burrel-Milot. Burime nga policia bëjnë të ditur se një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë marrë plagë, pas përplasjes së një veture Mercerdes me një kamion të vogël.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 të premten, në vendin e quajtur Skuraj, ndërkohë që mësohet se pas përplasjes automjetet kanë rënë rreth pesë metra poshtë rrugës. Siç bën të ditur korrespondenti i NEWS24, viktima dhe njëri prej të plagosurve udhëtonin në veturën Mercedes, me targa të Kukësit, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur.

Mësohet se tre të plagosurit e tjerë, të cilët udhëtonin me kamion me targa të Laçit, janë një çift me mbiemrin Lika, rreth 45 vjeç, dhe një djalë rreth të 30-tave. Ata ndodhen në spitalin e Laçit, jashtë rrezikut për jetën. Personi tjetër, i plagosur më rëndë, është dërguar më ambulancë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Vetë të plagosurit kanë bërë të ditur për NEWS24 se ishin goditur nga mjeti me targa të Kukësit, i cili udhëtonte me shpejtësi dhe para përplasjes kishte parakaluar disa automjete të tjera.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°C
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell