• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Dy të arrestuar për vrasjen e kryer në vitin 2008

Publikuar: 04.01.2013 - 16:53

Prizren, 4 janar - Hetuesit policorë të Prizrenit kanë arrestuar dy të dyshuar në lidhje me vrasjen e Salajdin Ukimerit, që ishte privuar nga jeta para më shumë se katër vjetësh në vendin e tij të punës.

Si njofton Koha Ditore, zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Hazir Berisha ka bërë të ditur se pas një hetimi mbi katër vjeçar të vrasjes, e cila pati ndodhur në pompën e derivateve të naftës “Albes Petrol”, në fshatin Korishë, policia të enjten ka arrestuar A. B. dhe B. U., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistës, me urdhër të prokurorit, ata janë ndaluar nën masën e arrestit policor.

“Kallëzimi penal dhe provat që tanimë i posedon policia do t’i kalojnë prokurorisë për procedurë të mëtejme”, ka theksuar ky zyrtar policor. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell