• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Rrëmbyen biznesmenin italian, 2 në pranga, 2 në kërkim

Publikuar: 04.01.2013 - 16:50

Romë, 4 janar - I liruar më 31 dhjetor nga forcat e rendit, sipërmarrësi italian Andrea Calevo iu kthye dje familjes dhe punës së tij, me shpresën që të harrojë sa më shpejtë këtë histori.

Biznesmeni 31-vjeçar u rrëmbye darkën e 16 dhjetorit në shtëpinë e tij, përpara syve të së ëmës që jeton me të. Më 21 dhjetor familjes i mbërriti kërkesa e pengmarrësve: “8 milionë euro në këmbim të lirimit të Calevos”.

Sipërmarrësi u lirua falë operacionit të policisë e të karabinierëve paraditen e 31 dhjetorit, kur e gjetën me këmbë e duar të lidhura në bodrumin e një vile në zonën industriale të Sarzanës, pak kilometra larg Lericit.

Kjo është rrjedha e ngjarjeve që tronditi Ligurian në prag festash dhe që deri tani ka çuar në burg katër persona. Të arrestuarit janë pronari i vilës ku Calevo u gjet, 70-vjeçari sipërmarrës ndërtimi, Pierluigi Destri, nipi i tij 23 vjeç, Davide Bandoni, si dhe dy punëtorë shqiptarë, Fabjan Vila, 20 vjeç, dhe Simon Halilaj, 26 vjeç.

Nga marrja në pyetje e të pandehurve, dhe veçanërisht nga rrëfimi i Halilajt, i vetmi që ka vendosur të bashkëpunojë, forcat e rendit janë vënë në kërkim edhe të dy personave të tjerë. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur, edhe pse mund të jenë identifikuar, por mësohet se edhe ata janë shqiptarë.

Sipas forcave të rendit dhe të drejtësisë, kanë qenë tre shqiptarët, Halilaj e dy të tjerët në kërkim, ata që fizikisht kanë marrë peng sipërmarrësin, ndërsa kreu i bandës, ai që ka ideuar rrëmbimin është 70-vjeçari italian Destri.

Sipas portalit "Shqiptari i Italisë", dy shqiptarët e kërkuar mund të jenë kthyer në Shqipëri dhe për kapjen e tyre është e nevojshme ndërhyrja e Interpolit dhe e policisë shqiptare. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu