• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Akte vandale në dy shkollat e mesme të Lipjanit

Publikuar: 04.01.2013 - 14:49

Lipjan, 4 janar – Një grup hajnash e kanë shfrytëzuar “mirë” pushimin dimëror të procesit mësimor, teksa kanë kryer akte vandale dhe vjedhje në dy shkolla të mesme të Lipjanit, e ku janë thyer të dy objektet dhe janë vjedhur pesë kompjuterë, kurse edhe janë demoluar së paku 11 dyer klasësh e kabinetesh. Ngjarja ka ndodhur në Gjimnazin “Ulpiana” dhe në Shkollën e Mesme Profesionale “Adem Gllavica”. Nga gjithë kjo vjedhje mësohet se me më shumë dëmtime ka dalë gjimnazi “Ulpiana”, pasi që aty pos 3 kompjuterëve që sipas drejtorisë së shkollës kishin vlerë 1.500 euro është vjedhur edhe një thithëse elektrike e re me vlerë 100 eurosh, ndërsa edhe janë thyer së paku 6 dyer, ajo e zyrës së drejtorit, zëvendësit të tij, sekretarit, është thyer po ashtu edhe arkivi i shkollës, depoja e materialit higjienik dhe një minikabinet i Edukatës Fizike. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell