Katër të arrestuar për vjedhje veturash

Artikujt tjerė
- Në autostradën Tiranë-Durrës përplaset për vdekje 25-vjeçari
- Elbasan: Arratiset 39-vjeçarja në arrest shtëpie, pranga 2 rojeve
- Vjedh paratë e babait për ti blerë veturë të dashurit
- Vdes nga bomba e dorës në shtëpi të vet
- Mashtrohet nga dera e ashensorit, vdes në bodrum
- Në aksin Burrel-Milot, një i vdekur, katër të plagosur
- Dy të arrestuar për vrasjen e kryer në vitin 2008
- Rrëmbyen biznesmenin italian, 2 në pranga, 2 në kërkim
- Akte vandale në dy shkollat e mesme të Lipjanit
- Vdes pasi bie nga kati i pestë
Ferizaj, 4 janar- Njësitet policore të Hetimeve Rajonale dhe të Hetimeve të Stacionit në Ferizaj, kanë arritur ta identifikojnë dhe ta vënë prapa grilave një grup të rrezikshëm të hajnave të veturave. Ky grup që kishte vepruar në rajonin e Ferizajt, vetëm gjatë muajit dhjetor ka kryer dhjetëra vjedhje të veturave, kryesisht të tipit Golf II, por dyshohet se ai ka vjedhur edhe vetura të tipeve të tjera.
Siç bën të ditur zëdhënësi rajonal i PK-së Agim Gashi, katër të dyshuarit të cilët janë arrestuar: Q.K. ( 17), B.I. ( 18 ), E.H. (17) dhe , A.I.( 20), kanë pranuar se kanë kryer një seri të vjedhjeve të veturave, ndërsa kanë zbuluar edhe vendin se ku i kanë lënë veturat e vjedhura. Ata po ashtu kanë pranuar se kanë kryer edhe dy vjedhje të veturave në komunën e Lipjanit dhe të Prishtinës, ndërsa veturat e vjedhura u kanë shërbyer për të kryer vjedhje të tjera.
Policia ka arritur të gjejë shtatë nga veturat e vjedhura (të gjitha Golf II). Veç, katër të dyshuarve që tashmë janë prapa grilave, policia është në kërkim edhe të dy të dyshuarve të tjerë të cilët janë të njohur për policinë, ka njoftuar zëdhënësi Gashi.


Mehmet05.01.2013/13:49
Keta duhet te denohen me denim maksimal me pushkatim live ne TV qe mos te rriten vjedhjet ne Kosove dhe te parandalohet kjo dukuri negative.

Izber Pasjaqa04.01.2013/14:09
Nese denohet maksimalisht mund te ndalet kjo uvertyre e keqe.perndryshe nese prokuroret dhe gjygjesia punojn sipas interevenimeve dhe rushfetit atehere kjo vjedhje do rritet dhe do mbete si mikrob qe e brene shoqerin.








Ferizaj06.01.2013/07:28
O keta hajna jan te njoftur qysh moti kohe per policine mire po prap i lirojn, deri sa ta marrin ne qafe naj njeri e ti vret vet dhe duhet te shkoj ne burg per keta pisa