Një vrasje dhe një plagosje në Mitrovicë

Artikujt tjerė
- Elbasan: Arratiset 39-vjeçarja në arrest shtëpie, pranga 2 rojeve
- Vjedh paratë e babait për ti blerë veturë të dashurit
- Vdes nga bomba e dorës në shtëpi të vet
- Mashtrohet nga dera e ashensorit, vdes në bodrum
- Në aksin Burrel-Milot, një i vdekur, katër të plagosur
- Dy të arrestuar për vrasjen e kryer në vitin 2008
- Rrëmbyen biznesmenin italian, 2 në pranga, 2 në kërkim
- Akte vandale në dy shkollat e mesme të Lipjanit
- Vdes pasi bie nga kati i pestë
- Katër të arrestuar për vjedhje veturash
Mitrovicë, 4 janar - H.Hyseni 58 është vrarë të enjten pak para mesnate deri sa ka dalë në ballkonin e shtëpisë pasi që është thirrur nga dikush. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti ka theksuar se incidenti është raportuar të ketë ndodhur disa minuta para mesnatës, ndërsa viktima ishte sulmuar me armë zjarri duke u plagosur në kokë, me çrast ka pranuar plagë vdekjeprurëse. I njëjti është konfirmuar pa shenja jete, në vend të ngjarjes, përkatësisht në ballkonin e shtëpisë së tij, në rrugën Dëshmorët e Kombit ka thënë policia.
Hetuesit policorë të drejtorisë rajonale të hetimeve në Mitrovicë së bashku me teknikët e kriminalistikës, nën udhëheqje të prokurorit publik, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe inicimin e procedurave të rastit të vrasjes së rëndë. Së paku tri lokacione të ndryshme janë kontrolluar nga policia pak qaste pas rastit të vrasjes së raportuar ndërsa nuk është raportuar për persona të arrestuar deri në këto qaste. Hetuesit policorë janë duke punuar në identifikimin e rrethanave të plota të rastit dhe ndërtimit të motivit të mundshëm.
Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit publik, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.
Policia ka theksuar se rreth orës 22:00 në qytetin e Mitrovicës ka ndodhur edhe një plagosje me armë zjarri. Një makinë deri sa ishte në lëvizje ka shtënë në drejtim të disa personave duke plagosur L.Tolaj lehtë në këmbë ka thënë policia.










Meha Ludwigshafen04.01.2013/11:55
Ju lumt triama vetem ne mes veti se armikun e keni larg, me te vertet me i then veti jam SHqiptar nganjeher,me duket vetja njeriu ma i lig dhe ma i mbrapambetur ne bote