• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Vdes biçiklisti i goditur nga automjeti në Gjakovë

Publikuar: 21.09.2012 - 18:56

Gjakovë, 21 shtator – Elvi P.(1952), ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 8 e 20 minuta në rrugën “Skënderbeu”. Sipas një informate të policisë, viktima ishte duke ngarë biçikletën, kur nga prapa është goditur nga automjeti që po e voziste një  ri, të cilin më vonë policia e ka identifikuar si Arbër. K. (1989). Pas shkaktimit të incidentit, ai kishte ikur nga vendi i ngjarjes. “Por efektivët policorë menjëherë janë vënë në ndjekje të drejtuesit të automjetit dhe e kanë ndaluar atë në afërsi të spitalit të qytetit të Gjakovës. Ai është arrestuar, i është konfiskuar konfiskuar automjetin me të cilin ka shkaktuar aksidentin dhe me vendim të prokurorit të çështjes  ky i dyshuar është ndaluar”, bën të ditur me anë të një komunikate Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

Pas konsultimit me Prokurorin dhe kërkesës së familjarëve, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremoninë mortore.

 

Komente (5)

h.nuredini@hotmail.com24.09.2012/20:28

ngushllime te 2ave familjareve
boll keq ju paska ndodh
ne nje far menyre po e kuptoj ket djaloshin qe ka qen rruges per spital ne anen tjeter aksident i ran
1 fjal e urt qe thojn qashtu koka kane shkrume deri qaty mos u merziteni

Mehdi23.09.2012/18:33

Ne qoft se nenen e kam te sumuar nuk mundem ti mbys te gjithe udhtaret ne rrug.

burim krasniqi23.09.2012/16:24

nuk kam pas per arsyetim goditjen e biciklistit. sa per ndihmen e shpejt po dihet se kur vjen. mirepo i njejti nuk ka ik nga vendi i ngjarjes per tu fsheh nga policia, por ka vazhdu deri ne spital. ngushllime edhe familjes te biciklistit.

Bekoger22.09.2012/22:13

Te afer te Familjes e kam Viktimen,Po si more se si paska Nenen Smut,dhe e kuptoj por nuk jan kot more kerret endihems pare me Alarm qe te leshohet rruga,por ku me dite more tjert pa laram me leshue rrugen a dmth s etan qka po delshin ne rruge po u deshka mi myt a.Shume gabim valla tash ajo ka vdeke e ky Ngrati ka qen viktim ebudallakheve.Ngushlaj Familjarte per humbjen e ma te afrmit.

burim krasniqi22.09.2012/00:57

te nderuar, ngasesi nuk ka ik nga vendi i ngjarjes per tu fshehur. mirepo i njejti e ka godit se ka qen nen presion sepse e ka pas nenen e tij me sulm infark tuj e qu nw spital, ku edhe e njejta ka vdekur.

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 17°CShi i lehtė
Shkup 22°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu