Mark Kashnjeti mohoi krimet mbi serbët në Prizren

Artikujt tjerė
- Kelmendi i kërkuar në Bosnjë ka ikur në Kosovë?
- Mark Kashnjeti mohoi krimet mbi serbët në Prizren
- Aksident në Elbasan, vdes shoqëruesi i Nishanit
- Ish-gjyqtari Kolë Puka para gjyqit
- Ishte nisur në të zezë për Gjermani, zhduket
- Vala e detit përpin një ruse në Budvë
- Ekzekutohet shefi i komisariatit të Shijakut
- Mamushë, katër të arrestuar për rrëmbim dhe vrasje të rëndë
- Morën ndihma sociale dhe mashtruan bamirësen zvicerane
- Për trafikim të arabëve, 42 muaj burgim
Beograd, 14 shtator - Mark Kashnjeti ka mohuar dje para Kolegjit për krime të luftës të Gjykatës së Lartë në Beograd, se ka bërë krime lufte mbi serbët në Prizren, në qershor të vitit 1999.
Në fillimit të procesit gjyqësor Kashnjeti ka hedhur poshtë pohimet e aktakuzës, duke i cilësuar të kurdisura e të trilluara. Ai po ashtu ka mohuar se ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe duke cekur se kurrë se ka veshur uniformën.
Unë nuk e kam bërë këtë, unë sjam ai njeri, as që i njoh të dëmtuarit, ka deklaruar Kashnjeti para trupit gjykues i cili ngarkohet se me pjesëtarët e paidentifikuar të UÇK, më parë e ka rrëmbyer Ljubomir Zdravkoviqin dhe Bozhidar Gjuroviqin dhe duke iu kërcënuar se do ti vrasin, i ka shoqëruar me dhunë deri në oborrin e një shtëpie ku i kanë mbajtur të mbyllur disa orë, raporton Rtk. Sipas aktakuzës të Prokurorisë për krime të lutës të Serbisë nga maji i këtij vit, Kashnjeti pas kësaj ata i ka transferuar deri në lagjen Ortokoll dhe u ka urdhëruar të shkojnë në Serbi nëse duan të mbeten gjallë.
Ai gjithashtu ngarkohet se ka krye krime lufte mbi civilët me qëllim që ti detyrojë ta braktisin territorin e kësaj komune në jug të Kosovës.
Atë ditë (më 14 qershor 1999) nuk kam qenë në vendin ku prokurori më vë në aktakuzë, ka thënë Kashnjeti dhe ka shtuar se ka qenë në një librari dhe ka dëshmitarin që do ta vërtetojë këtë.
Para kolegjit penal sot ka dëshmuar i dëmtuari, Ljubomir Zdravkoviq i cili ka thënë se nuk e njeh të akuzuarin Kashnjetin dhe nuk i kujtohen personat të cilët e kanë rrëmbyer.
Ai e ka përshkruar situatën kur pjesëtarët e UÇK e kanë ndalë automjetin ku gjendej me Gjuroviqin, i kanë lidhur dhe i kanë dërguar deri në një shtëpi. Zdravkoviq ka mohuar se i kanë rrahur në oborr në duar e kokë, siç thuhet në aktakuzë, dhe ka shtuar se pas një apo dy ore i kanë dërguar deri në lagjen Ortokoll dhe i kanë lëshuar. Na than: Tani në kolonë dhe drejtë për Serbi ka theksuar dëshmitari Zdravkoviq.







