• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Prizren: Marsh protestues i Vetëvendosjes kundër zyrtarëve komunalë

Publikuar: 05.03.2013 - 16:32

Prizren, 5 mars - Sot , Qendra në Prizren e Lëvizjes Vetëvendosje!, organizoi Marsh Protestues përmes së cilit u shpreh pakënaqësia e qytetarëve të Prizrenit për gjendjen në të cilën është katandisur Komuna e Prizrenit e rrjedhimisht dhe jetesa e secilit në këtë komunë.Para fillimit të marshit, Sekretari organizativ i Qendrës së Vetëvendosje!-s në Prizren, Faruk Dakaj, ju drejtua pjesëmarrësve me këto fjalë:  “Pas shumë akuzave dhe aktakuzave të vazhdueshme jo vetëm nga ne, pavarësisht skandaleve dhe reputacionit të keq, deri më tani asnjë zyrtar komunal i Prizrenit nuk ka dhënë dorëheqje. Përderisa në vendet demokratike zyrtarët e dyshuar japin dorëheqje edhe për arsye banale, pushtetarët lokal të Prizrenit, pavarësisht proceseve të shumta kundër tyre për shpërdorim të detyrës zyrtare, vazhdojnë punën pa e çarë kokën për ne dhe pa dhënë as një  shpjegimin më të vogël për të bëmat e tyre. Ka ardhur koha për drejtësi dhe dhënie të llogarisë. Tashmë, as prerja e shiritave dhe as shtrimi i asfaltit nuk iu ndihmon dot. Ramadan Muja bashkë me gjithë zyrtarët e korruptuar, përpos dorëheqjes duhet të japin llogari për çdo cent të keqpërdorur ndër vite” – dhe i ftoi ata të marshonin drejt ndërtesës së Komunës së Prizrenit.

Gjatë marshit protestuesit kishin këto parulla në duar : “Poshtë Ramandan Xhambazi”, “Prizreni nuk e meriton këtë qeverisje”, “Pushteti i krimit, nga krimi dhe për krimin”, “Poshtë mafiokracia”,  si dhe brohorisnin “Me hajna, nuk ka shtet”, “Dorëheqja nuk mjafton”.

Para objektit të Komunës, nënkryetari i Qendrës, Artan Abrashi, tha se ky pushtet aktual në Prizren, është tanimë jolegjitim për ta qeverisur këtë komunë. “Në kushte – tha Abrashi, - ku   gjendja e rëndë ekonomike vazhdon ta varfëroj qytetarin e Prizrenit e ku mbi 45 % e qytetarëve të aftë për punë s’mund të punësohen njerëz të pushtetit sikurse Nijazi Kryeziu, Nexhat Çoçaj dhe shumë bashkëpartiakë të tyre, nga rastet sociale, brenda 2 mandateve u bënë pasanikë, në kurriz të qytetarëve të varfër”. Ai shtoi më tej se këta njerëz  që në zgjedhje vjedhin votën tonë, në mandat qeverisës vjedhin paratë tona dhe me qëndrimin e tyre në pushtet vjedhin të ardhmen tonë, nuk mund më të tolerohen, duke ja kaluar fjalën Arbër Rexhaj, kryetari të Qendrës.

Rexhaj, gjatë fjalimit të tij para qytetarëve të shumtë pjesëmarrës në Marshin protestues për keqpërdorimet e pushtetit lokal në Prizren tha se – “pikërisht Ramadan Muja si apologji për ta, ishte vetë demagogjia. E demagogjia ishte mashtrimi sistematik i këtij elektorati pas figurës së kryetarit të Komunës së Prizrenit. Por tanimë edhe kjo figurë e udhëheqësit të komunës zyrtarisht është zhytur në llumin e kriminalitetit dhe korrupsionit. Këtij pushteti nuk i ka mbetur gjë tjetër përpos të dorëhiqet, të shembet”. Klientelizmi – vërejti Rexhaj, - shantazhi, edhe dajaku diku-diku kanë qenë mekanizmat që ky pushtet e mbajti veten. Po ashtu, ai shtoi se militantët i mbajnë në kontroll duke ia siguruar mbijetesën e cila varet nga ky pushtet e ku Drejtoritë komunale janë shndërruar në degë partiake  ku qytetarët të cilët nuk pajtohen me ata, kryesisht janë të papunë.

Gjatë fjalimit të tij Arbër Rexhaj shtroi disa pyetje që i referohen marrëdhënies me qytetar qeverisje si: Pse qytetari i Prizrenit duhet t’i besoj pushtetit komunal kur udhëhiqet nga njerëz të korruptuar; pse qytetari i Prizrenit duhet t’i paguaj taksat e obligimet tjera kur ato përfundojnë në xhepat e zyrtarëve; pse qytetari i Prizrenit duhet të besojë në rend e ligj kur qeveriset nga një pushtet që s’njeh asnjë rregull?

Kërkesat nga ky Marsh Protestues ishin:

•    Dorëheqjen e menjëhershme të Kryetarit të Komunës dhe dënimi e tij për të gjitha dëmet që ia ka shkaktuar kësaj komunë.



•    Fillimin e hetimeve për të gjitha rastet e dyshimta në të gjitha drejtoritë e kësaj qeverisje komunale dhe marrja e masave ligjore ndaj tyre nga organet e drejtësisë.



•    Themelimin e një komisioni hetimor për hetim parlamentar të veprimtarisë së deritanishme të komunës së Prizrenit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.



Tani më shumë se kurrë është nevoja që ta ngremë zërin për tërë pakënaqësitë të cilat janë grumbulluar nga keq-qeverisja në komunën e Prizrenit. Ka ardhur koha për drejtësi dhe dhënie të llogarisë. Tashmë, as prerja e shiritave dhe as shtrimi i asfaltit nuk iu ndihmon dot. Ramadan Muja bashkë me gjithë zyrtarët e korruptuar, përpos dorëheqjes duhet të japin llogari për çdo cent të keqpërdorur ndër vite.

Prandaj për ta, vetëm dorëheqja nuk mjafton!, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

 

Komente (4)

Kosovari USA06.03.2013/04:22

Korrupsioni, krimi i organizuar, etj, duhet te luftohet prej ne krye te shtetit, mirepo fatekeqesisht ne shtetin tone "Prontot" e udheheqin shtetin. Duhet rrezuar kete qeveri sa me pare. VV jemi me ju vetem vazhdoni se te gjithe jemi me ju!

Kosovari06.03.2013/02:51

Deri sa do te protestoje vetvendosja, shume eshte lehte me dal ne protesta edhe me protestu...nuk ka ma lehte, po qka jan duke bere ne qeveri? pse nuk miren me politiken strategjike si me i fitu votat e qytetareve e me qen nji pozite ose opozite e forte, se shume teper jan bo monoton me protesta, aty shihet fuqija e VV, o Albin krejt e dim qe mer pare te majme nga vende skandinave, per cdo proteste paguhesh, po shume je bo monoton. Edhe populli si kafsh per cdo send hajt ne protesta, se nuk ka ma lehte kurgja.

Mitrovica06.03.2013/00:21


Por jo vetem ne Prizren,

me shprese se populli do te ju bashkohet.

Edhe sa kenge dhe sa dajak duhet te hane te VETVENDOSJES per te argumentuar se Kosova dhe populli i saj nuk mund te kene ngritje ekonomike, as sociale e as shendeti,dhe as VETVENDOSJA nuk mund te ndali vjedhjet qe behen ne Kosove tash e 13 vjet. Nese Populli nuk done ti crrenjos keto te liga vet, dhe te bashkohet.
Perndryshe Kosova dhe 2 vjet do te behet Kolumbi.

A meritojne keto gjeneratat e reja?
Jo asnjehre!
Andaj Populli im Zilja po bie, per ate qe ka vesh!

xhema diaspor05.03.2013/21:07

RRESPEKT...VV jemi me kunder ... eve e tradhtarve gjer ne qlirim te plot.

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 17°CRrebesh shiu
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell