• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Pal Lekaj, në krye të AAK të Gjakovës edhe një mandat

Publikuar: 03.03.2013 - 18:25

Gjakovë, 3 mars -  Pal Lekaj do të vazhdojë t’i prijë degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë edhe për një mandat, pasi në Kuvendin VI zgjedhor, që u mbajt sot,  fitoi besimin e shumicës së delegatëve pjesëmarrës.

Si njofton Koha Ditore, Lekaj ka fituar me  405 vota, karshi kundërkandidatit të tij, Mentor Kazazi, për të cilin kanë votuar 261 delegatë. Pesë fletëvotime janë shpallur të pavlefshme.

Duke përgëzuar kundërkanditatin e tij që “ka marrë guximin të sfidojë një kryetar komune”, Lekaj ka ftuar që bashkërisht të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët e Gjakovës.

“Sot me këtë Kuvend ka pasur vetëm fitues. Ajo që sot e ka bërë këtë kuvend madhështor, është konkurrenca dhe vota e lirë, me një transparencë që edhe shtetet perëndimore do ta kishin zili”, tha pos tjerash Lekaj pak çaste pasi u shpall fitues.

Në këtë kuvend ishte i pranishëm edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. “Në Gjakovë sot vijmë me të arritura me punën e madhe që është bërë, por me një rrugë jo të lehtë. Njëkohësisht, synojmë të shkojmë më tutje që Gjakova dhe vendi ynë të munden me sjell rezultatet dhe punë që qytetarët i presin”, tha Haradinaj në përshëndetjen e tij.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell