• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Vitiasit do të paguajnë me shumë tatim në pronë

Publikuar: 18.01.2013 - 10:24

Viti, 18 janar – Qytetarët e Komunës së Vitisë në vitin 2013 do të pranojnë fatura me ngarkesë më të lartë të tatimit në pronë. Në bazë të udhëzimeve të nivelit qendror, si dhe rregullores komunale për taksa dhe ngarkesa, koeficienti i vlerësimit të pronave që tatimohen është ngritur nga 13 në 15 për qind, kurse i pronave që gjendet skaj rrugëve kryesore nga 15 në 17 për qind. Sipas zyrtarëve komunalë të tatimit në pronë, kjo ngritje e koeficientit të vlerësimit ka bërë që fatura e përgjithshme vjetore e tatimit në pronë këtë vit të jetë më e lartë për mbi 43 mijë euro. Mifail Azizi, përgjegjës i Zyrës së tatimit në pronë, ka thënë se ngarkesa vjetore e tatimit në pronë në vitin e kaluar ishte 278 mijë e 560 euro, kurse këtë vit pasi ndryshimit të koeficientit të vlerësimit, kjo ngarkesë pritet të jetë 321 mijë e 586 euro. “Edhe pse kemi ngritje të koeficientit të vlerësimit dhe fatura më të larta, besojmë se kjo nuk do të pengoi inkasimin e këtij tatimi, pasi viteve të fundit zakonisht kemi pas një realizim     në vlerën qind për qind të faturës vjetore”, ka thënë Azizi. Ai ka theksuar se problem kryesor në inkasimin e tatimit në pronë mbesin borxhet e trashëguara nga vitet paraprake të cilat arrijë vlerën prej mbi një milion euro. Por edhe në këtë drejtim komuna është duke bërë plane që të inkasoi sa më shumë mjete. “Pos lehtësirave që ju kemi ofruar qytetarëve që borxhet e mbetura të paguhen në tri këste, tek borxhlinjtë më të mëdhenj siç janë bizneset jemi duke planifikuar të ndërmarri edhe masa detyruese që ata të jenë më të përgjegjshëm në shlyerjen e obligimeve që kanë ndaj komunës”, ka thënë Azizi. Ai ka theksuar se bizneset private si dhe ndërmarrjet shoqërore që menaxhohen nga AKP, janë borxhlinjtë më të mëdhenj të tatimit në pronë, dhe komuna është duke punuar në drejtim që të bëjë një zgjidhje edhe për këto borxhe. “ Ndaj bizneseve private që kanë borxhe do të ndërmarrim masat e detyrimit, duke filluar nga vërejtjet me shkrim, mbyllja e xhirollogarisë e deri tek mbyllja e biznesit, kurse për ndërmarrjet shoqërore inkasimi i borxheve është pak më problematik, pasi ato menaxhohen nga AKP-ja dhe ky problem pritet të zgjidhet në nivel vendi”, është shprehur Azizi.  Ai ka thënë se borxhet që kanë ndërmarrjet shoqërore në tatimin në pronë janë mbi 130 mijë euro. Kurse Islam Jashari, drejtor komunal për ekonomi, ka thënë se problemi i inkasimit të borxhit nga ndërmarrjet shoqërore lidhet me procesin e privatizimit të tyre, pasi një pjesë e ndërmarrjeve shoqërore kanë privatizuar vetëm disa asete dhe ende nuk janë likuiduar. “Çdo vit i raportojmë AKP-së rreth borxheve të ndërmarrjeve shoqërore dhe këtë problem presim ta zgjidhim pasi të bëhet privatizimi i plotë i këtyre ndërmarrjeve kur definohen obligimet që kanë këto ndërmarrje edhe ndaj komunës”, ka thënë Jashari. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell