Mungesa e sinjalistikës në hekurudhë, rrezik për kalimtarët

Artikujt tjerė
- Mungesa e sinjalistikës në hekurudhë, rrezik për kalimtarët
- Shkollat e Shtimes kërkojnë psikologë
- Shoqëria civile kërkon mbrojtjen e pronës dhe parasë publike
- Komuna ndan 80 mijë euro për rinovimin e objektit të Administratës
- Malisheva në pritje të donatorëve për ndërtim të 3 objekteve shkollore
- USAID-i e bën Kaçanikun me harta të pronave komunale
- Qeveria komunale nis vitin me shpallje të tenderëve
- Dëmtohen drunjtë dekorativë në Gjilan
- LDK-ja reagon ndaj kërcënimit të anëtarit të vet
- Vendimi për shfrytëzimin e tregjeve para anulimit
Klinë, 18 janar- Ekspertët e Komunës së Klinës kanë tërhequr vërejtjen për pasiguri në vendkalimet mbi hekurudhë. Kolë Paloka, inxhinier i komunikacionit rrugor, tashti në pension, ka bërë disa studime dhe projekte, lidhur me sigurinë në komunikacion ku ka përfshirë edhe territorin e Komunës së Klinës, e gjithashtu edhe sigurinë në vendkalimet hekurudhore në këtë territor ku kalon linja Prishtinë-Pejë që është aktive dhe ajo Prishtinë-Prizren në të cilën pas luftës nuk qarkullon treni. Ai ka tërhequr se siguria në vendkalime mbi hekurudhë është tepër e vogël, duke marrë për bazë pikërisht mungesën e sinjalistikës. Paloka ka përmbledhur disa shkelje-vërejtje në studimin e tij. Vija hekurudhore Fushë-Kosovë - Pejë kalon nëpër territoret e komunave: Fushë-Kosovë - Drenas - Klinë - Pejë, ku gjatësia më e madhe e kësaj vije është në territorin e Komunës së Klinës, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.










