Klina ngec në realizimin e të hyrave komunale për 7 për qind

Artikujt tjerė
- Klina ngec në realizimin e të hyrave komunale për 7 për qind
- INPO: Komuna e Ferizajt degradon legalisht ambientin
- Opozita kundërshton grumbullimin e mjeteve nga prindërit e nxënësve
- Dëmi nga djegia e Koritnikut ende i pavlerësuar
- Defekti në një kabllo nëntokësore lë Komunën prej një jave pa rrymë
- Bora shkakton vështirësi qarkullimi në Rugovë
- Llapushniku e bllokoi magjistralen në kërkim të një vendkalimi
- Lirohen 4 aktivistët e VV që "burgosnin" ministrin Rexhepi
- Disa shkolla të Dragashit në krizë për hapësirë mësimi
- 60 mijë euro për luftimin e etheve hemorragjike
Klinë, 16 janar- Komuna e Klinës ka ngecur për 7 për qind në realizimin e të hyrave komunale. Kjo është bërë e ditur nga zyrtarë të Drejtorisë së Buxhetit..., në raportin financiar të Komunës së Klinës për 2012, raport që është prezantuar edhe në takimin e Komitetit të Politikës dhe Financave. Refki Krasniqi, drejtor i Buxhetit..., i ka thëne KD-së se nga 780 mijë euro sa kishte qenë planifikimi vjetor, janë realizuar 728 mijë e 481 euro ose 93. 4 për qind. Edhe në krahasim me po të njëjtën periudhe të vitit paraprak ka ngecje për 3 . 57 për qind. Derisa më 2011 janë realizuar 731 mijë e 723 euro, në vitin 2012 janë vjelë 728 mijë e 481 euro. Krasniqi pohon se në disa kategori ka pasur rënie të realizmit të hyrave, taksat për rrugë 5 . 79 për qind rënie, licencat 24. 95 %, dënimet mandatore 51. 77 % etj, njofton korrespondenti i Kohës Ditore








