• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Kërkohen masa të shpejta për projektet energjetike

Publikuar: 14.11.2011 - 16:21

Prishtinë, 14 nëntor - Mungesa e realizimit të disa projekteve energjetike ka vënë Kosovën në një situatë të vështirë. Madje, sipas shoqërisë civile dhe ekspertëve të këtij sektori, duhen masa të shpejta për marrjen e vendimeve edhe për projektet e reja në fushën e energjisë së pastër. Profesori i energjisë në Universitetin e Kalifornisë, Daniel Keeman, ka prezantuar para të pranishmëve planin për evidencimin e mundësive për investime në sektorin e energjisë. Ai ka thënë se pret që brenda një periudhe të shkurtë të dalë me analizat rreth kapaciteteve të mundshme të investimeve në energjetikë. Nga ana tjetër, ish-ministrja e Energjisë, Justina Shiroka-Pula, ka përmendur disa nga planet e kahershme të institucioneve të vendit për energjinë si e prodhuar nga linjiti, ashtu edhe nga ajo e prodhuar nga energjia e pastër. Nga ana tjetër, eksperti i energjetikës, Naim Hoxha, ka thënë se zgjidhja më e shpejtë për përmirësimin e situatës energjetike është lidhja e sistemit energjetik të vendit me ato të rajonit, e sidomos me atë të Shqipërisë.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 27°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell