700 mijë euro për borde politike

Artikujt tjerė
- Ministrja Kusari i kërkon Bujës të mos i padisë aviokompanitë
- 700 mijë euro për borde politike
- Brezovica promovohet te investitorët ndërkombëtarë
- Autostrada për Shkup varet nga shitja e PTK-së
- Ndërhyrjet e Serbisë në sistemin energjetik të Kosovë do të shqyrtohen në TKE
- FMN: Rritja ekonomike në Kosovë sivjet rreth 3%
- "Turkish Airlines" porosit 117 avionë të rinj
- Lushtaku i ka vënë syrin objektit në qendër të Prishtinë
- Institucionet mikrofinanciare me kamata enorme
- Qipro shtyn diskutimin për marrëveshjen e ndihmës
Prishtinë, 18 mars - Vetëm bordi i drejtorëve i pesë kompanive më të mëdha publike i kushton buxhetit të Kosovës rreth 350 mijë euro në vit, në emër të kompensimit financiar të kryesuesve dhe anëtarëve të bordit, pa i përfshirë këtu edhe bonuset që i kanë përfituar deri më tani.Më 13 mars 2013, Qeveria e Kosovës ka miratuar rregullat për lartësinë e kompensimit të anëtarëve të bordeve të kompanive qendrore publike sipas kategorizimit. Në kategorinë e parë të kompanive publike janë: Postë Telekomi i Kosovës, Korporata Energjetike e Kosovës, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut(KOSTT), Kompania Kosovare për Distribucionin dhe Furnizimin me Energji KKDFE dhe Posta e Kosovës, shkruan Zëri.
Kryesuesit e bordeve të këtyre ndërmarrjeve paguhen 850 euro në muaj, plus 200 euro për komisione të auditimit dhe 150 euro për komitetet tjera, apo 1200 euro në muaj.
Ndërsa anëtarët e bordeve kanë pagën prej 750 euro, 150 euro marrin për komisionin e auditimit dhe 150 euro për komitetet tjera.
Në kategorinë e dytë të ndërmarrjeve janë:Ibër Lepenci, Ujësjellësi Prishtina, Infrakos, Trainkos dhe Aeroporti Adem Jashari.
Kryesuesit e bordeve të këtyre ndërmarrjeve paguhen 500 euro në muaj, 150 euro për komisionet e auditimit dhe 130 euro për komitetet tjera, ndërsa anëtarët e bordeve marrin 400 euro pagë, 110 euro për komisionet e auditimit dhe po aq në emër të komiteteve tjera.
Kryesuesit dhe anëtarët e bordeve të këtyre ndërmarrjeve i kushtojnë buxhetit të Kosovës rreth 210 mijë euro në vit.
Në kategorinë e tretë janë ndërmarrjet e sektorit të Ujësjellësit, ujitjes dhe mbeturinave, ku kryesuesit e bordeve paguhen 320 euro në muaj, plus 120 euro nga komisioni i auditimit dhe 110 euro nga komitetet tjera.
Ndërsa anëtarët e bordeve marrin 270 euro plus 100 euro nga komisioni i auditimit dhe 90 euro nga komitetet tjera.
Bordet e ndërmarrjeve të kategorisë së tretë i kushtojnë buxhetit rreth 130 mijë euro në vit.
Përfaqësues të shoqërisë civile në vend shpeshherë e kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për politizim të bordeve të kompanive publike.
Sipas një raporti të Institutit Kipred të botuar në maj 2011, për bordet e
ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura,vendosja e personave politik në krye të bordeve të ndërmarrjeve publike ndodh për shkak të dy interesave madhore të partive politike.
Nga njëra anë, mundësia për të sistemuar anëtarë dhe përfaqësues të lartë të partisë në këto pozita të larta shërben si joshje apo shpërblim nga partia për anëtarët e saj. Kjo krijon mundësinë për të përforcuar radhët e partisë. Për më tepër, kur këta persona emërohen, atyre u jepet fuqia që të punësojnë akoma më shumë persona të politizuar në radhët më të ulëta të ndërmarrjes, kështu duke i dhënë një shtytje më shumë partisë.
Nga ana tjetër, vendosja e anëtarëve të partisë në borde drejtuese të ndërmarrjeve publike i jep fuqi partive politike që të ndikojnë në këtë ndërmarrje për të
shtyrë politikat e tyre.

















Avdi19.03.2013/12:41
Po të donte Qeveria ti çoj ndërmarrjet për para e me këtë edhe shërbimet atëherë do të shpallte konkurs për anëtar të bordit të cilët ne vend të letrës së motivimit do të kërkonin Program për avancimin e veprimtarisë përkatëse e jo të jenë militant partiak. Partitë pa profilizim dhe pa program janë vetëm parti gllabëruese të popullit. Anëtarët e tyre janë njerëz pa ideologji dhe me synime interesi personal. Nga të tillët nuk duhet pritur asgjë të mirë. Ujkut nuk duhet lënë delet për përkujdesje se dihet çfarë bën ai me to.