• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40 Express *** 18:55 Marketing *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:40 Sporti në KTV *** 20:00 Oxygen *** 22:55 Marketing *** 23:00 Interaktiv ...

Brezovica promovohet te investitorët ndërkombëtarë

Publikuar: 18.03.2013 - 18:58

Prishtinë, 19 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës ka organizuar katër konferenca -takime për të promovuar Projektin për Zhvillimin e Qendrës Turistike në Brezovicë (PZHQTB) tek investitorët ndërkombëtarë. Konferencat-takimet  u zhvilluan në Denver (07 mars), Dubai (11 mars), Vjenë (14 mars) dhe Bruksel (15 mars). Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të tërheqë interesin e investitorëve, si dhe për të kërkuar reagime nga palët e interesuara rreth strukturës së projektit. gjenda është hapur nga zëvendësryeministrja Mimoza Kusari-Lila dhe kryetari i Shtërpcës,  Bratislav Nikoliq, si dhe një prezantim të detajuar të dhënë nga këshilltarët strategjikë të qeverisë. Organizimi dhe prezantimi ishte mirëpritur për profesionalizmin e   treguar nga të gjithë ata që morën pjesë në këto konferenca dhe këto ngjarje përfaqësojnë një moment të rëndësishëm për këtë projekt me prioritet kombëtar. Projekti po zbatohet me mbështetjen e USAID-it.

 Takimet kishin një sukses në tërheqjen e interesit nga një numër i kompanive që nuk ishin më parë në dijeni apo ishin të pa interesuar në këtë projekt, duke përfshirë kompanitë turistike malore të projektimit, operatorët e skive dhe të paktën dy kompani të mëdha ndërkombëtare të ndërtimit, thuhet në një komunikatë të MZHE-së. Disa investitorë potencialë nuk kanë marrë pjesë në konferencë, pasi ata tashmë kishin ndërmarrë një vizitë ose për të marrë informacione shtesë sepse ishin te mendimit se Memorandumi i Informatave kishte siguruar informata të mjaftueshme për ta për të marrë një vendim në lidhje me dorëzimin e Shprehjes së Interesit.

 Në terma të përgjithshme, përfaqësuesit qeveritar ndjehen optimistë në përceptimin e investitorëve dhe interesin në projekt. Megjithatë, konferenca përsëriti sfidat që Kosova duhet të tejkalojë për të qenë në gjendje për të tërhequr investimet e kompanive të klasit botëror.

 

Afati i fundit për dorëzimin e Shprehjeve të Interesit është 2 prill 2013. Vetëm në atë kohë Qeveria do të jetë në gjendje për të vlerësuar plotësisht interesin e tregut për projektin dhe për të përcaktuar mënyrën më të mirë për të vazhduar me zhvillimin e mundshëm të kësaj Qendre turistike malore.

 

Poashtu është e rëndësishme të përmendet se prezentimi i projektit të Brezovicës do të bëhet edhe para kompanive kosovare si dhe përfaqësuesve të asociacioneve dhe shoqatave të biznesit në Kosovë me datën 22 Mars,2013.

Ashtu siç u përmend edhe më lartë në mënyrë që tu jipet më shumë kohë të gjitha palëve të interesuar për të aplikuar me shprehje interesi, afati i dorëzimit të shprehjeve të interesit është shtyrë deri më datën 2 prill, 2013.



 

Komente (1)

Gjakova e kuqe19.03.2013/08:58

Edhe Mimoze a u kenaqe tu shetit? Se per kinema e per pershtypje te filmave qe i ke pa atje, e ke elaboru vete. Perndryshe e kenaqet krejt me promovin te investimeve. Qysh more po ju merr mendja qe kane me ardh me investu ne Kosove kur berllog e keni bo me korrupsion, hajni.

1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė27°CMe diell
Shkup29°CMe diell