• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Ndërhyrjet e Serbisë në sistemin energjetik të Kosovë do të shqyrtohen në TKE

Publikuar: 18.03.2013 - 15:18

Prishtinë, 18 mars  - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pritur sot drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac, me ç’rast u bisedua për realizimin e projekteve konkrete ne lëmin e energjisë dhe obligimet që dalin nga pakoja e tretë e BE-së.

Me këtë rast ministri Beqaj e njoftoi zotin Kopac rreth zhvillimeve në sektorin e energjisë në vendin tonë, me theks të veçantë në projektet që kanë të bëjnë me privatizimin e KEDS-it , projektin e TC Kosova e Re dhe Hidrocentralit të Zhurit.

Beqaj theksoi se është duke u punuar në planin për ndryshimin dhe harmonizimin e ligjeve të pakos së tretë të BE-së në lëmin e energjisë.

Nga ana e tij Kopac vlerësoi bashkëpunimin e deritashëm të Kosovës me Sekretariatin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë(TKE)  dhe theksoi se Kosova është vendi i parë anëtar i traktatit, i cili ka dorëzuar me kohë planin për ndryshimin dhe harmonizimin e ligjeve të pakos së tretë të BE-së.

Kopac është pajtuar që çështja e ankesës së KOSTT-it lidhur me ndërhyrjet kundërligjore të Serbisë të shqyrtohet në takimin e ministrave të energjisë të vendeve anëtare të Traktatit të Energjisë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CShi i lehtė
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu