• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Çmimi i energjisë, në duart e Qeverisë së Kosovës

Publikuar: 11.03.2013 - 09:06

Prishtinë, 11 mars – Qytetarët e Kosovës paguajnë rreth 50 për qind më shumë për energji elektrike sesa qytetarët në cilindo shtet tjetër në rajon apo në ato të Bashkimit Evropian, nëse përfshihet standardi i jetesës dhe parimi i fuqisë blerëse në modelin e krahasimit të tarifave të energjisë. Ky konstatim është pjesë e analizës “Çmimi i energjisë elektrike: trendët e ndryshimit dhe ndikimi ekonomik”, e cila është publikuar nga Instituti GAP dhe FIQ.

Në këtë studim është konstatuar se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë shikuar për kilovat është më i shtrenjtë se në Serbi dhe në Maqedoni, mirëpo është më i lirë se në Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi apo në vendet e BE-së. Mirëpo, kur krahasohet niveli i GDP-së dhe niveli i pagave në Kosovë, qytetarët e Kosovë paguajnë shumë më shumë se ata të vendeve të rajonit.

Në këtë studim është thënë se Qeveria e Kosovës ka instrumente përmes të cilave do të parandalonte shtrenjtimin e energjisë elektrike, pasi çdo ngritje e çmimit do të rëndonte direkt xhepin e qytetarit dhe rrjedhimisht mirëqenien e tyre.

“Rritja e çmimit të energjisë do të ndikonte në rritjen e shpenzimeve për banim dhe në rritjen e shpenzimeve për ushqim. Këto dy kategori janë ekzistenciale dhe përbëjnë më shumë se dy të tretat e buxhetit të një kosovari”, ka thënë Kushtrim Puka nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ). “Në përgjithësi, një ngritje e çmimit të energjisë elektrike për 10 për qind, do të ndikojë në rritjen e Indeksit të Çmimeve të Konsumit për 1 për qind.”

Përveç efektit direkt që do të kishte ngritja e çmimit në rritjen e faturave mujore për energji, Puka ka thënë se shtrenjtimi i energjisë do të ndikonte edhe në kursimet dhe koston e prodhimit vendor.

“Një efekt indirekt është rritja e kostos se bukës, si njëri ndër produktet bazë të çdo qytetari...për furrat e bukës që nuk funksionojnë me energji elektrike, kjo e fundit kontribuon rreth 5 për qind në çmimin final të bukës. Kjo përqindje është shumë më e madhe në ato furra të cilat funksionojnë me energji elektrike”, thuhet në analizën e publikuar nga FIQ dhe GAP.

Puka ka thënë se çdo ngritje e çmimit të bukës do të rëndojë direkt mirëqenien e qytetarëve, të cilët pjesën dërmuese të buxhetit e shpenzojnë për nevoja ekzistenciale.

“Kjo do të ndikojë në uljen e arkëtimeve të KEK-ut dhe për pasojë do të rriten humbjet komerciale për shkak të pamundësisë së përballimit të çmimit të energjisë”, ka thënë Puka. “Një zinxhir i tillë i pakënaqësive do të mund të shkaktonte trazira sociale.”

Instituti GAP dhe FIQ i kanë rekomanduar Qeverisë së Kosovës që humbjet komerciale të eliminohen në kohën me të shpejtë të mundur, ndërsa humbjet teknike të zvogëlohen deri në masën optimale, pasi momentalisht 30.4 për qind e humbjeve i faturohen konsumatorit.

“Qeveria e Kosovës duhet të ulë TVSH-në për energjinë elektrike. Përqindja e uljes së taksës do të reflektojë direkt në përqindjen e uljes së çmimit të energjisë elektrike. Qeveria e Kosovës duhet të ulë tantiemën për linjitin i cili do të përdoret në Kosovë si dhe faktori i efikasitetit të jetë më i lartë në fillimin e aplikimit të tij”, kanë qenë rekomandimet që u janë bërë institucioneve të Kosovës në analizën e GAP-it dhe të FIQ-it.

Dren Pozhegu, hulumtues në Institutin GAP, ka shpjeguar metodologjinë dhe faktorët që merren parasysh nga ZRRE-ja për të përcaktuar tarifat e energjisë. Ai ka thënë se faktorët që e diktojnë çmimin e energjisë janë: kostoja operative, kostoja e mirëmbajtjes, importi i energjisë, kostoja kapitale. Sipas tij çmimi i energjisë elektrike do të rritet në të ardhmen duke ditur që kemi rritje të tantiemës në qymyr, rritjes së rrogave të punëtoreve, rritjes së importit si dhe nevoja që të ketë kthim të kapitalit për investimet në të gjithë sektorët, sidomos në atë të distribucionit.

Mosshtrenjtimin e energjisë elektrike deri më tani e kanë pamundësuar niveli i lartë i donacioneve në këtë sektor, subvencionet e Qeverisë së Kosovës dhe amortizimi i një pjese të pajisjeve me anë të të cilave prodhohet energjia elektrike.

ZRRE-ja është në proces të shqyrtimit të shtatë të tarifave. Momentalisht është në fazën e përcaktimit të të hyrave maksimale të lejuara për operatorët e licencuar për pesë vitet e ardhshme. Pas përfundimit të këtij procesi furnizuesi publik pritet të aplikojë në ZRRE për tarifat e energjisë elektrike që do të aplikohen nga muaji prill deri më 31 dhjetor të vitit 2013.

Tarifat e energjisë elektrike duhet t’i mbulojnë të gjitha shpenzimet e lejuara për KEK-un dhe KOSTT-in. ZRRE-ja në propozimin preliminar ka paraparë një rritje të të hyrave për 11 për qind. Por, për shkak të nevojës për eliminim të ndërsubvencionimeve tarifat e energjisë elektrike për amvisërinë pritet të shtrenjtohen më shumë se 11 për qind.

Deri më tani janë organizuar pesë protesta të qytetarëve për të kundërshtuar faturimin e muajit janar dhe shtrenjtimin e energjisë.

Komente (4)

meti17.03.2013/09:53

votoni prap PDK votoni varferine tuaj dhe pasurimin e pushtetareve te paligjshem, votoni HAJNAT prap se keshtu shkohet perpara dhe femijeve tane me se miri ua nxijme jeten me PDK

mehmemt kaqiku17.03.2013/09:48

kurre ne jete nuk kam pa as ndegjue per nji qeverisje me te keqe se kjo e kosoves pra popull urdheroni e votoni prap pra votoni PDK votoni varferine e juaj, votoni varrimin e idealeve per te cilat jane sakrifikue gjenerata te tera

vdekja fashizmit dhe PDK11.03.2013/14:16

OOO popullate amonu ju qofte mendoni paaaak nese keni me qka men mendue kur te votoni ,merrne voten me vete sepse keta lengat te Drenices edhe voten ta vjedhin,edhe shpresen per me mire madje e kan varros qeto 56 vite,veproni diqka dhe ti heqim keta lenga dhe te kthejme ne aher dhe shtalla ku i kan vendet se qenkan edhe me cigan se shkau

gimi11.03.2013/11:57

Ćmimi i energjisĆ, nĆ duart e DAJVE dhe KUSAARVE

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 17°C
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu