Pa stimulim të prodhimit, nuk ka rritje të eksportit

Artikujt tjerė
- Pa stimulim të prodhimit, nuk ka rritje të eksportit
- Turqia, forca më e madhe ekonomike në Europë më 2050
- BERZH-i: Institucionet e Kosovës, të papjekura për qasje në huat e bankës
- Privatizimi në Kosovë, edhe serbët marrin pjesë në tenderime
- Italia jep 15 milionë euro kredi të buta për biznesin shqiptar
- Pasiguria politike ul vlerësimin ekonomik për Italinë
- Kontributi: borxhi i qeverisë ndaj bizneseve, mbi 80 milionë euro
- Banka Islamike... dhe Fondi Saudit... të gatshme për të mbështetur Kosovën
- Efektet e preferencave tregtare të BE-së
- Ekonomia e SHBA në rritje të lehtë
Prishtinë, 10 mars - Kosova vazhdon të varet nga importi i produkteve të huaja dhe kjo, sipas ekspertëve të ekonomisë dhe pronarëve të kompanive prodhuese, është dëshmia më e mirë e gjendjes së rëndë të prodhuesve vendorë. Sipas raportit të fundit të BQK-së, gjatë vitit 2012 eksporti i mallrave arriti në 269.3 milionë euro, ndërsa importi i mallrave 2.5 miliardë euro, duke bërë që mbulimi i importit me eksport të arrijë në 10.8 për qind.
Disa pronarë të kompanive prodhuese në vend thonë se taksat doganore për lëndën e parë nga importi kanë bërë që produktet e tyre të jenë të shtrenjta dhe, si pasojë, shumë pak të pranueshme në tregjet e huaja.
Ndërmarrja për prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjetike Frutex, nga Suhareka, produktet e saj i eksporton në shumicën e vendeve të rajonit, por edhe në Austri, Itali, Afrikë dhe SHBA. Pronari i saj, Shaqir Palushi tha për Radion Evropa e Lirë se 40 për qind e prodhimit të përgjithshëm, apo deri në 2 milionë euro është shuma që kjo kompani eksporton në vit në vende të ndryshme të botës.
Por, Palushi cek edhe disa probleme që pengojnë rritjen e sasisë së prodhimit për tregjet e huaja.
Për shumicën e lëndës së parë vazhdojmë të paguajmë doganë. Problem tjetër është se nuk jemi të barabartë me konkurrentët në rajon, disa vende kanë lëndën e parë vetjake, ndërsa ne e importojmë dhe ngarkohemi me doganë 10 për qind. Për këtë kam kërkuar nga asociacionet ekonomike që të bëjnë trysni tek autoritetet kompetente për të ndryshuar politikat fiskale, tha Palushi.
Subjekti tjetër afarist, fabrika e vajit Inter- company nga Podujeva, qe dy vjet ka ndërprerë eksportin e prodhimit në vendet e BE-së. Pronari Sylejman Konushevci thotë se pagesa e doganës për lëndën e parë dhe TVSH-ja e lartë nuk lejojnë që produktet kosovare të jenë konkurrente në tregun e jashtëm.
Problemi numër një është ky, sepse nuk mund të jesh konkurrent kur paguan 10 për qind në vlerën e importit të lëndës të parë, plus TVSH, ndërsa prodhimi final në Kosovë hyn me 16 për qind prej shteteve të rajonit, shprehet Konushevci.
Ndryshimi në mes të eksportit dhe importit është prezent qe një kohë të gjatë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen, shprehin shqetësimin ekspertë për çështje ekonomike.
Arsye e gjithë kësaj, sipas Ismail Kastratit, është se sektori i prodhimit në Kosovë nuk është shumë i stimuluar dhe është në fazën e parë të konsolidimit.
Në rend të parë të gjitha inputet për prodhim duhet të lirohen nga taksa doganore, pastaj duhet të krijohet hapësirë dhe të bëhen stimulime të ndryshme për sektorin e prodhimit, aty ku krijohen vlerat. Dhe, ndër të tjera, edhe të krijohet një treg i qëndrueshëm, një treg stabil dhe jo treg i egër, ku eliminohet konkurrenca jolegale.
Ti aftësojmë prodhuesit tanë që të jenë konkurrentë edhe me tregun e jashtëm. Aktualisht, në Kosovë, ndërmarrjet prodhuese kapacitetet i shfrytëzojnë deri në 40 për qind. Me këtë përqindje ato nuk mund të jenë konkurrente me prodhuesit e jashtëm, vlerëson Kastrati.
Në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë thonë se mbrojtja e prodhuesve vendorë është një ndër prioritetet e kësaj ministrie.
Sipas Arta Istrefit, këshilltare në MTI, është ndryshuar dhe modernizuar korniza ligjore për shoqatat tregtare dhe tregtinë e brendshme.
Pastaj, ne jemi pjesë e marrëveshjes preferenciale me BE-në, që do të thotë se kompanitë kosovare mund të eksportojnë në vendet e BE-së pa taksa doganore, duke përjashtuar këtu pijet alkoolike, verën, e cila ka një kuotë të veçantë, gjithashtu në vendet e CEFTA-s mund të eksportohet pa taksa doganore, tha Istrefi.
Komuniteti i biznesit vazhdimisht gjatë vitit të kaluar ka kërkuar nga Qeveria që të bëhen ndryshime në politikat fiskale, në kuadër të së cilës hyn edhe lirimi i mallrave të caktuara nga detyrimet doganore, kryesisht për lëndën e parë.


Banull10.03.2013/21:12
Prodhone vet landen e par e mos e merrni nga Serbia e skeni nevoj me pagu taksa blene Qumshtin nga Katunart bleni Luledjelli e prodhone Vajin se toka ka met shterp












besi11.03.2013/08:51
Me ne fund dicka e hajrit u degjua por mbetet zbatimi i ketij mendimi...dhe e kalon provimin.