BERZH-i: Institucionet e Kosovës, të papjekura për qasje në huat e bankës

Artikujt tjerė
- Turqia, forca më e madhe ekonomike në Europë më 2050
- BERZH-i: Institucionet e Kosovës, të papjekura për qasje në huat e bankës
- Privatizimi në Kosovë, edhe serbët marrin pjesë në tenderime
- Italia jep 15 milionë euro kredi të buta për biznesin shqiptar
- Pasiguria politike ul vlerësimin ekonomik për Italinë
- Kontributi: borxhi i qeverisë ndaj bizneseve, mbi 80 milionë euro
- Banka Islamike... dhe Fondi Saudit... të gatshme për të mbështetur Kosovën
- Efektet e preferencave tregtare të BE-së
- Ekonomia e SHBA në rritje të lehtë
- MTI rrezikon të gjobitet me 16 milionë euro
Prishtinë, 10 mars - Kosova mund të hyjë borxh në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim vetëm 115 milionë euro brenda vitit. Këtë limit e përcakton strategjia e kësaj banke për investime në Kosovë dhe e cila varet nga marrëveshja me FMN-në.
Aftësia sovrane huamarrëse e Kosovës ka shumë mundësi që të jetë e kufizuar brenda kufijve të vendosur nga marrëveshjet me Fondin Monetar Ndërkombëtar, thuhet në draftstrategjinë e BERZH-it për përkrahjen e ekonomisë së Kosovës.
Në këtë dokument të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim thuhet se institucionet vendëse ende janë të papjekura për të pasur qasje në huat e kësaj banke. Sipas draftit, aftësia e institucioneve për këtë çështje duhet të vihet në provë edhe për një kohë të caktuar.
(Më gjerësisht për draftstrategjinë e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për përkrahjen e ekonomisë së Kosovës sot në Koha Ditore)














