• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Bursa e New Yorkut “Dow Jones” thyen rekordin historik

Publikuar: 05.03.2013 - 19:05

New York, 5 mars - Bursa e New Yorkut, “Dow Jones”, regjistroi një rekord historik ditën e martë, duke u kthyer në nivele që nuk ishin parë që prej fillimit të krizës financiare botërore. Indeksi i “Wall Street” kapi nivelin e 14 273 në kohën e drekës, duke tejkaluar rekordin e 14 198, të vendosur në tetor 2007.

Ky rikuperim është treguesi më i qartë se investitorët po rifitojnë besimin tek ekonomia amerikane dhe një shenjë inkurajuese për rritjen ekonomike gjatë 2013-s, transmeton TCH.

Treguesi bëhet edhe më domethënës, ndërsa niveli rekord arrihet në një kohë kur Uashingtoni është i mbërthyer nga debatet mbi thellësinë e shkurtimeve në buxhet.

”Dow Jones” ka dyfishuar vlerën, që kur ra në nivele historike prej 6 550 pikësh, në kulmin e krizës, në mars 2009.

Ky rikthim i besimit dukety se është inkurajuar nga të dhënat që tregojnë se industritë jo-industriale amerikane, të cilat grumbullojnë 90% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, vazhduan të rriten në muajin e shkurt.

Indeksi i një bursës është një tregues i vlerës së aksioneve të kompanive të kuotuara në bursë, në raport proporcional me peshën e tyre.





 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu