• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Mielli e gruri nga Serbia të kontaminuara

Publikuar: 05.03.2013 - 10:39

Prishtinë, 5 mars  - Që nga dita e enjte e javës së kaluar destinacioni i fundit për maunet që bartin miell dhe grurë nga Serbia për në Kosovë ka mbetur terminali doganor, për faktin se dyshohet të ketë përmbaje të rritur të metaleve të rënda. Ndërsa për misrin kjo masë po aplikohet që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, ndërsa shumë raste të analizave kanë rezultuar se ka përmbajtje të aflatoksinës.

Zyrtarët e Doganave të Kosovës nuk kanë qenë në gjendje të japin të dhëna për sasinë e misrit nga Serbia këtë vit dhe vitin e kaluar në Kosovë. Mediet gjermanofolëse shkruajnë të hënën në Gjermani se janë gjetur me mijëra tonë misër, i kontaminuar, që është futur nga Serbia.

Kosova ka importuar nga Serbia hiç më pak se 9500 tonë grurë gjatë dy muajve të parë të këtij viti.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, Lumir Thaçi, ka thënë se për secilën maunë që hyn në Kosovë po merren mostrat për analizë. “Secila maunë ndalohet në kufi dhe i merret mostra, dërgohet për analiza dhe deri në marrje të rezultatit të analizave ajo qëndron në kufi, kjo ka filluar nga dita e enjte kur është dhënë informata e parë se ka dyshime për metale të rënda”, ka thënë ky zyrtar i AVUK-ut.

Sipas tij, deri më tani mbi 32 mauna janë të ndaluara në kufi, mirëpo çdo orë mund të ndryshojë numri.

Thaçi ka thënë se analizat po bëhen në Kosovë. “Analizat kryesisht janë duke u dërguar në laboratorë brenda vendit, për materiale të rënda dërgohen në IKSHP dhe në IBK. Ende nuk ka rezultate, deri në fund të javës pritet të jepen”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket misrit dhe miellit të misrit që hyn nga Serbia për në Kosovë, sipas Thaçit, kjo masë ekziston qysh nga fillimi i muajit dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa një pjesë e tyre është konstatuar se përmban aflatoksinë, shkruan “Zëri”

“Çdo ngarkesë i nënshtrohet analizave, ato që kanë dalë negative janë lejuar që të futen brenda, ndërsa ato pozitive janë kthyer për në Serbi, janë mbi 16 maune që janë kthyer në Serbi të cilat kanë dalë pozitiv me alfatoksik”, ka thënë zëdhënësi i AUVK-së.

Komente (2)

aaaa05.03.2013/22:18

hahaha, o sna gjan neve kurgja.. na e blujm krejt berllogun e gjitha vendeve... pa merak vetem vazhdoni te konsumoni mallra te Dacicit... se ata qe kan dhan jeten per kosoven do ja u din per ner.. mos harroni sa her qe bleni mall serb ju e njollosni luften per clirimin e kosoves... bleni shqip dhe bleni mall vendor,, se na jena trima veq mes veti edhe kur te flejnaa....

ibrahim05.03.2013/20:21

Do te na lindin femi te menqur si Hashimi e ramushi,bile keta kane me le me doktorature ne gjep.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°C
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell