• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

PTK-ja shkel Ligjin e prokurimit

Publikuar: 05.03.2013 - 09:46

Prishtinë, 5 mars – Postë-Telekomi i Kosovës ka përcaktuar kritere diskriminuese të cilat e dëmtojnë konkurrencën në procesin e prokurimit për të angazhuar një auditor për auditimin e pasqyrave financiare 2012-2014. Kjo kompani ka përcaktuar kritere me anë të të cilave kërkon kompani të auditimit që më parë i kanë audituar pasqyrat financiare të PTK-së, e eventualisht të IPKO-së.

Këto lëshime janë evidentuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, i cili ka vendosur që këtë proces të prokurimit të iniciuar nga PTK-ja ta kthejë në ritenderim. E me rastin e ritenderimit, OSHP-ja e ka obliguar PTK-në që t’i heqë nenet dhe kërkesat diskriminuese që kanë qenë në dosjen e tenderit.

“Paneli Shqyrtues PTK me rastin e zhvillimit të procedurave për këtë aktivitet të prokurimit ka bërë shkelje të dispozitave të Ligjit të Prokurimit Publik neni 7.2, pasi që ka përdorur kritere të cilat kanë kufizuar konkurrencën”, thuhet në vendimin e OSHP-së. “Urdhërohet autoritetit kontraktues - Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK), që aktivitetin e prokurimit “Auditimi i pasqyrave financiare të PTK sh.a për vitin 2012-2014"...ta kthejë në ritenderim dhe të ndryshojë kriteret diskriminuese.”

Paneli shqyrtues po ashtu ka konstatuar se PTK-ja ka vepruar në kundërshtim me nenin 68 të Ligjit të prokurimit, pasi në dosjen e tenderit ka kërkuar që operatorët që aplikojnë në këtë tender të kenë referenca në auditim në kompani të telekomunikacionit (telefoni fikse ose mobile) me të hyra vjetore se paku nga 10 milionë në ofrimin e këtyre shërbimeve të telekomunikacionit.

(Më gjerësisht  sot në Koha Ditore) 


Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu