• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ekonomi Kina premton stabilitet e 7.5 % rritje ekonomike

Publikuar: 05.03.2013 - 09:20

Pekin, 5 mars - Kina do të synojë qëndrueshmëri dhe një rritje ekonomike prej 7.5 për qind në këtë vit.

Kryeministri në largim, Wen Jiabao ka paraqitur objektivat e qeverisë në hapje të parlamentit vjetor, Kongresit Kombëtar Popullor.

Wen iu tha rreth 3 mijë delegatëve se qeveria nuk do ta ndjekë rritjen ekonomike me çdo kusht dhe në vend të kësaj do të fokusohet në programet sociale dhe në luftimin e problemeve si korrupsionin dhe ndotjen e mjedisit.

Megjithatë, qeveria njoftoi se shpenzimet ushtarake do të rriten për 10.7 për qind këtë vit duke shkuar në 740 miliardë juan (119 miliardë dollarë), një rënie e lehtë nga viti i kaluar.

Seanca do të përfundojë transicionin e udhëheqjes njëdekadëshe, që ka nisur me kongresin e Partisë Komuniste në nëntor, kur u emërua Xi Jinping Xi si kryetar partie.

Xi zyrtarisht do të emërohet president, duke zëvendësuar kështu Hu Jintaon, gjatë seancës 13-ditore.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CKryesisht me vranėsira
Shkup 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell