• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Sasi të mëdha nafte e gazi mes ishullit Korfuz dhe Shqipërisë

Publikuar: 03.03.2013 - 19:34

Tiranë, 3 mars - Pas përfundimit të kërkimeve sizmike katërmujore të anijes Nordic Explorer, dy gazetat më të mëdha të së dielës në Greqi publikojnë për herë të parë hartat detare të zonave të pasura me rezerva natyrore me naftë dhe gaz, në jug të Kretës dhe në detin Jon. REAL NEWS, që del me titull kryesor “Harta e depozitave”, thekson se një raport i fshehtë me sasinë e hidrokarbureve dhe hartat përkatëse ndodhet tashmë në zyrën e kryeministrit Samaras. Vetë ministri i Ambientit dhe Energjisë, Evangjelos Livieratos ka deklaruar disa orë më parë se “kërkimet kanë dalë me sukses të plotë”, ndërsa edhe zv/presidenti i kompanisë hulumtuese PGS ka thënë se “ekzistojnë depozita të mëdha me hidrokarbure në Kretë dhe në detin Jon”, transmeton Top-Channel.

Edhe gazeta PROTO THEMA shkruan tekstualisht se “çelës për naftën greke është Korfuzi” dhe se pikërisht kjo hartë do të zbulojë gjithë lojën që do të luhet në vitet e ardhshme në zonën jugore dhe veriore të këtij ishulli, si dhe në afërsi të kufijve detarë të Greqisë me Shqipërinë. Gazeta iu referohet burimeve të brendshme të kompanisë që kreu kërkimet, të cilat shprehen se rezervat janë shumë më të mëdha sesa parashikimet, ndaj kompania norvegjeze e rriti buxhetin e saj të shpenzimeve me 30 milionë euro më tepër, për të krijuar një imazh të qartë për sa u përket këtyre rezervave.

Anija norvegjeze ka kryer kërkimet e saj në disa zona detare me përmasa 100 km katrorë në veri të ishullit Paksos në detin Jon, si dhe në jugperëndim dhe veriperëndim të Korfuzit, pranë kufijve shqiptarë. Pikërisht në këtë zonë, si dhe në Katakolo, pranë gjirit të Patrës, gjenden sipas hartave të reja edhe rezervat më të mëdha të naftës që kanë çelur prej kohësh buzëqeshjen e Athinës, sepse në përllogaritjet më pak optimiste vlerësohen që do të sjellin në arkat e shtetit të paktën 150-250 miliardë euro në 30 vjetët e ardhshëm.

Vlen të përmendet se tri kompani shumë të fuqishme: EXXON MOBIL, STATE OIL dhe  TOTAL kanë shprehur interesin e tyre të madh dhe janë të gatshme të marrin pjesë në tenderët që do të shpallë qeveria greke në muajt e ardhshëm.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu