• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Qumështoret tona mohojnë përdorimin e qumështit pluhur

Publikuar: 02.03.2013 - 11:41

Prishtinë, 2 mars - Kompanitë që merren me paketimin e qumështit në Kosovë, mohojnë në mënyrë kategorike se qumështi i tyre është i përzier me qumësht pluhur.

Por, derisa prodhuesit e mohojnë një gjë të tillë edhe më tej mbetet mister se ku përfundon një sasi e konsiderueshme e qumështit pluhur që ka hyrë në Kosovë gjatë vitit që lamë pas, shkruan gazeta Zëri.

Driton Shkololli, shef i prodhimit të qumështit në “Vita”, tha se deri më tani nuk ka ndodhur që të përzihet qumështi i freskët me qumësht pluhur. Ai shtoi se punishtja e qumështit që drejton ai furnizohet nga 138 ferma dhe 22 pika nga tërë Kosova.

Edhe krerë të kompanisë “Bylmeti” thanë se nuk ka ndodhur asnjëherë që të bëhet një përzieje e tillë me qumësht pluhur. “Produktet tona janë komplet të freskëta, qumështin e marrim nga fermerët kosovarë. Nuk ka ndodhur që të përzihet me qumështin pluhur”, tha Afrim Berisha, drejtor ekzekutiv i kësaj kompanie.

Edhe zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës nuk pranojnë se qumështoret në Kosovë e përziejnë qumështin e freskët me qumësht pluhur. Zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi tha se vetëm një nga qumështoret e licencuara nga ana e Agjencisë për prodhimin e akullores përdor qumështin pluhur.

Komente (4)

bumbum04.03.2013/22:49

E ku po shkon ai qumshti pluhur ?

FAKT02.03.2013/18:17

Secila qumeshtore ne Kosove po edhe gjithandej ne rajon qe prodhin qumesht tetrapak e ka qumesht pluhur.Qumeshti i fresket perdoret per djath, jogurt e gjana tjera.PO kur ska inspektim qeshtu oshte puna

sami shala02.03.2013/18:06

KETA TE BYLMETIT , NE FUSHE KOSOVE PER QDO JAVE E BLEJNE NGA NJE SHLEPER ME QUMESHT PLUHUR,
PINI QUMESHT PLUHUR POPULLI JEM HE ,,,,,,...

realist02.03.2013/11:57

I tere qumshti tetrapak eshte qumsht pluhur

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell