Shtohet besimi në produktet ushqimore vendore

Artikujt tjerė
- Qumështoret tona mohojnë përdorimin e qumështit pluhur
- Shtohet besimi në produktet ushqimore vendore
- Misër helmues nga Serbia në Gjermani
- Në kryeqytet 34 % e bizneseve lirohen nga taksa komunale
- Bechtel Enka teston gurët për autostradën, shqetëson Grabovcin e Ulët
- Llamkosi përgatitet edhe për 350 vende të reja pune
- Tetovë-Prizren, studim për rrugë të re
- KOSID e konsideron të dëmshëm procesin e privatizimit në fushën e energjisë
- Kërkohet hetim për shkeljet në tenderin e librave shkollorë
- Lum ai që punon në Volkswagen, bonos 7 200 euro
Prishtinë, 1 mars Produktet që prodhohen në Kosovë vazhdojnë të mos e gëzojnë besimin e plotë të konsumatorëve, pavarësisht faktit se shumica nga këto prodhime plotësojnë standardet e BE-së, vlerësojnë përfaqësues të bizneseve.
Sipas tyre, prodhimtaria kosovare po shkon në drejtimin e duhur, por duke ecur me hapa të ngadalshëm drejt marrjes së tregut. Ata thonë se ende mungon vetëdijesimi dhe informimi i duhur i qytetarëve për cilësinë e produkteve vendore.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini tha për Radion Evropa e Lirë se përveç vetëdijesimit dhe informimit të qytetarëve, mungon edhe një mbështetje institucionale për prodhimet vendore.
Prodhimtaria në Kosovë ka filluar pas luftës. Shumë produkte prodhohen në Kosovë, por fatkeqësisht nuk po arrijnë të marrin tregun e Kosovës për arsye të konkurrencës. Konkurrenca është e ashpër, e padrejtë dhe jo në kushte të barabarta me produktet që importohen dhe kjo për arsye se politikat tregtare, prodhuese dhe fiskale në vendet e tjera e që e kanë tregun Kosovës, janë shumë më të favorshme se në Kosovë, pohon ai. Bizneset prodhuese, shton Shahini, duhet të investojnë edhe në publik, duhet të bëjnë marketing për produktet e tyre, pasi që, siç thotë ai, në këtë mënyrë do të jenë më afër konsumatorit.
Fakti se importi i produkteve ushqimore nga vendet e ndryshme të botës vazhdon të mbetet shumë i lartë, tregon se prodhimet vendore konsumohen më pak nga qytetarët. Qytetarë të anketuar nga Rel thanë se parapëlqejnë produktet vendore, në veçanti pas rastit të fundit, kur u urdhërua largimi nga tregu i disa llojeve të qumështit të importuar dhe produkteve të tyre, e që sipas analizës së parë kanë rezultuar të dyshimta.
Qëndresa Gashi thotë se konsumon prodhime vendore dhe mendon se ato janë më cilësore sesa ato që importohen.
Janë më cilësore produktet tona sesa të huajat, sidomos pas lajmeve të fundit që kishte të bënte më qumështin që dyshohej në cilësinë e tij, tha ajo.
Ngjashëm mendon edhe Fjolla:
Konsumoj produktet vendore. Më të mira janë produktet tona se ato që importohen dhe që i konsumojmë, tha ajo.
Ndërsa, Gafurr Sylejmani mendon se tani produktet vendore kanë filluar të jenë më cilësore.
Më shumë iu besoj produkteve vendore sesa produkteve të huaja. I preferoj dhe i blej. Nuk kanë qenë shumë cilësore, por tani janë më të mira, tha ai.
Nivelin e ulët të konsumimit të produkteve vendore e thekson edhe Selatin Kaçaniku, nga organizatat joqeveritare Konsumatori. Sipas tij, arsyet e moskonsumimit të prodhimeve vendore janë nga më të ndryshmet. Ne pretendojmë se fajtori kryesor është mospërmbushja e obligimeve të institucioneve të shtetit karshi konsumatorit. Këto obligime janë edukimi, informimi dhe vetëdijesimi i konsumatorit për të konsumuar produkte vendore, u shpreh Kaçaniku.














Blegtori02.03.2013/10:38
"Shtohet besimi në produktet ushqimore vendore" ajeni more normal qka po rreni qumshti i kosoves eshte krejt qumshtpluhur qe e ka prejardhjen nga ukraina.
Pse nuk po tregojn doganat ku shkojn me mijra tonelata qumsh pluhur ukrainas te kontaminur.Mos e rreni popullin.