• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Në kryeqytet 34 % e bizneseve lirohen nga taksa komunale

Publikuar: 01.03.2013 - 11:52

Prishtinë, 1 mars - Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar dje vendimin për ndryshimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale. Drejtori i Ekonomisë dhe Zhvillimit, Agim Dibrani, tha se me Rregulloren e re 34 për qind e strukturës së bizneseve në kryeqytet do të lirohen nga taksat komunale për një periudhë të caktuar. “Arsyeja e ndryshimit të kësaj rregulloreje është bërë me qëllim të favorizimit të bizneseve. Me këtë vendim do të ulen të hyrat vetjake, mirëpo nuk pritet të rrezikohet buxheti komunal”, ka thënë Dibrani. Mirëpo, këshilltarë të partive opozitare thanë se përveç lirimit nga taksat, disa veprimtari, sidomos zanatet e vjetra, kanë nevojë edhe për subvencione. “Ato biznese që janë në shuarje e sipër duhet të subvencionohen nga Komuna, duke marrë edhe paga dhe këta punëtorë të llogariten si staf civil i Komunës”, tha shefi i Grupit parlamentar të AKR-së, Aziz Pacolli.

Me Rregulloren e vjetër, për tregtinë me shumicë të mjeteve mjekësore dhe ortopedike ngarkesa vjetore ka qenë 200 euro, tani kjo është 500 euro. Ndërkaq bastoret dhe lojërat e fatit do të vazhdojnë të paguajnë të njëjtën taksë, 500, përkatësisht 300 euro. Ndërkaq moteleve, nga 500 euro sa kanë paguar deri më tani, tarifa vjetor u është zbritur në 300 euro. 



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell