• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Nis takimi i G-20 në Moskë

Publikuar: 15.02.2013 - 18:50

Moskë, 15 shkurt - Ministrat e financave të grupit G-20 do të takohen sonte në Moskë për të nisur bisedimet dyditëshe.

Bisedimet pritet të fokusohen në të ashtuquajturat “luftërat e valutave”, ku shtetet pritet të ndikojnë në valutat e tyre për të rritur kështu ekonominë kombëtare.

Lëvizjet e fundit nga qeveria japoneze, e pa valutën japoneze jen të humbë rreth 20 për qind të vlerës së saj që nga muaji nëntor.

Megjithatë, sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Angel Gurria tha se kërcënimi nga “luftërat e valutave” tash është në intensitet më të vogël, sesa dy ose tre vjet më parë, transmeton Rel.

G-20 përfshin edhe ekonomitë më të mëdha edhe ato në zhvillim, që llogaritet të përbëjnë 90 për qind të ekonomisë botërore.

Takimi i G-20 po organizohet nga Rusia për herë të parë, derisa mban kryesimin e radhës të grupit në fjalë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell