• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Në dhjetor 2011 Kosova kishte 1,798,645 banorë

Publikuar: 15.02.2013 - 15:17

Prishtinë, 15 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në përputhje me praktikat e instaluara që çdo vit të bëjë vlerësimin e numrit të popullsisë në nivel vendi, ka publikuar të dhënat sipas të cilave më 31 dhjetor të vitit 2011 në Kosovë kishte 1,798,645 banorë. 

Këto janë të dhënat e fundit zyrtare të vlerësuara për numrin e popullsisë së Kosovës në nivel të komunave për vitin 2011, thuhet në komunikatën për medie. Vlerësimi i ardhshëm (për vitin 2012) do të bëhet deri nga mesi i vitit 2013.

Deri në regjistrimin e parafundit zyrtar, atë të vitit 1981, edhe popullsia që punonte dhe jetonte për një kohë jashtë Kosovës është llogaritur si popullsi e vendit. Pra, vlerësimet e mëhershme për numrin e popullsisë përfshinin edhe popullsinë jo-rezidente. Ndërkohë, me Regjistrimin e fundit të Popullsisë të vitit 2011 është përfshirë vetëm popullsia rezidente, sqaron Agjencia e Statistikave.

 

Të dhënat përfundimtare të vlerësuara për vitin 2011 sipas komunave të Kosovës

 

Komente (1)

MR GQ England15.02.2013/21:20

Kto statistika jan fallco me mira shtetas Kosovar u esht mohuar e drejta eregjistrimit ne Kosove me arsytimin qe kan lind jasht kosoves, Vetem nga familja ime qe na esht mohuar e drejta e regjistrimit jan mbi 80 persona. Qeveria Thaqi PDK edhe shetasit e kosoves nuk i trajton siq e meritojm. Qeveria e kosoves turpi i kosoves.

1000  Karaktere
Prishtinė 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 27°CI kthjellėt
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell