• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Shpërndarja e investimeve nëpër komuna, sipas preferencave partiake

Publikuar: 15.02.2013 - 14:14

Prishtinë, 15 shkurt - Ligji për Financat e Pushtetit Lokal është shumë kufizues dhe nuk rregullon tërë materien e financave të pushtetit lokal. Kështu u tha në tryezën me temën ”Financat e pushtetit lokal – shpërndarja e investimeve kapitale nga niveli qendror në atë lokal”, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Në raportin e publikuar nga KDI për monitorimin e zbatimit të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, është konstatuar se ligji duhet të ndryshohet me qëllim që komunat të fuqizohen sa më shumë në mbledhjen e të hyrave vetjake. Kjo ka nxitur edhe debat rreth asaj se si shpërndahen investimet kapitale nga niveli qendror në atë lokal.

Hikmete Bajrami, nga LDK-ja, sipas rtk, tha se shpërndarja e investimeve nëpër komuna është bërë mbi baza partiake.

“Gjatë vitit 2012-2013, në komunat që janë udhëhequr nga PDK-ja kemi 36 euro për kokë banori, derisa në komunat e udhëhequra nga LDK-ja kemi 12 euro. Ndërsa, nëse lëshohemi në nivelin komunal, atëherë në Skenderaj kemi 531 euro për kokë banori kurse në Prishtinë kemi 14 euro për kokë banori”, tha ajo.

Ndërkohë, zëvendësministri i Financave, Ramdan Avdiu, tha se investimet nëpër komuna ndërlidhen edhe me projektet të cilat komunat i dorëzojnë tek ministritë përkatëse.

“Investimet kapitale lidhen edhe me projektet që komunat i dorëzojnë në linjat përkatëse. Mirëpo, nganjëherë shpërndahet ndonjë informacion që është edhe manipulativ. Nëse ne themi se në Malishevë janë investuar 50 milionë euro në investime kapitale, aty kemi të bëjmë me investime në autostradë”, tha Avdiu.

Ndryshe, në këtë debat u tha se nga viti i ardhshëm komunat do të dëmtohen më shumë sa i përket ndarjes së granteve investive. Kjo do të ndodhë për shkak se tashmë është iniciuar procesi i ndryshimit të ligjit për financat e pushtetit lokal dhe ndarja do të bëhet për kokë banori.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu