Qeveria shqiptare firmos marrëveshjen për gazsjellësin transadriatik

Artikujt tjerė
- Qeveria shqiptare firmos marrëveshjen për gazsjellësin transadriatik
- Faturat e janarit për rrymën tmerrojnë qytetarët
- Nisin përgatitjet për rrugën Tetovë Prizren
- MTI-ja ridizajnon projektin e Brezovicës
- Kompanitë serbe të interesuara për të investuar në Shqipëri
- Kriza redukton fluturimet nga Rinasi
- Diaspora, faktori i tretë i zhvillimit në vend
- Gati gjysma e ndërmarrjeve në Kosovë merren me tregti
- Kandidati nga PDK-ja për guvernator të BQK-së
- Tjetër rekord papunësie në Spanjë
Tiranë, 6 shkurt - Qeveria shqiptare miratoi në parim marrëveshjen trepalëshe me Italinë dhe Greqinë, nëpërmjet të cilës tre qeveritë marrin përsipër të gjitha lehtësitë ligjore për realizimin e projektit të gazsjellësit transadriatik.
Ky projekt me një vlerë totale prej 41 miliardë dollarë, që sjell gazin nga Azerbajxhani drejt Europes Perëndimore nëpërmjet Greqisë, Shqipërisë dhe ka si pikë fundore Italinë kalon në rreth 200 kilometra në territorin shqiptar.
Për kryeministrin Berisha kjo marrëveshje është historike, sepse, projekti i gazsjellësit transadriatik ridimensionon pozicionin ndërkombëtar te Shqipërisë dhe ka përfitime kolosale ekonomike.
"Vetëm ne territorin e Shqipërisë investimi arrin ne 2 miliardë dollarë dhe krijohen direkt dhe indirekt 20 mije vende te reja pune. Shqipëria merr pozicion nevralgjik në fushën e energjisë në rajon", tha Berisha.
Vendimi përfundimtar për këtë projekt gjigant merret ne mesin e këtij viti dhe sipas kryeministrit Berisha planifikohet që punimet pritet të fillojnë nga fundi i vitit. Ndërkohë, Qeveria shqiptare po përgatit edhe legjislacionin dhe terrenin për gazifikimin e Shqipërisë.
"Gazifikim i Shqipërisë nënkupton përdorimin e gazit për ngrohje dhe gatim, nënkupton shpenzime më të ulëta për çdo familje të ulëta dhe rritje të standardit të jetesës për mbarë qytetarët shqiptarë, të cilët do të paguajnë më pak për energjinë që përdorin për ngrohje dhe gatim", tha Berisha.














Arsim Krasniqi07.02.2013/09:53
Sali berisha, o Skenderbe i diteve tona a do te kishte mundesi edhe Shqiperia Veriore Kosova te perfitoj nga ky projekt, pershendetje dhe flm per gjithqka qe po beni per fuqizimin e shqipetareve.