• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Faturat e janarit për rrymën “tmerrojnë” qytetarët

Publikuar: 06.02.2013 - 15:21

Prishtinë, 6 janar - Ankesat e qytetarëve lidhur me faturat e rrymës për muajin janar, janë të shumta. Qytetarët tregojnë se, me gjithë shfrytëzimin e paktë të rrymës,  gjatë këtij muaji, faturat u kanë ardhur shumëfish më shtrenjtë se muajve të kaluar, transmeton radio Evropa e Lirë.

Njëra nga qytetaret, Sabrije Berisha, thotë se për muajin janar ju ka trefishuar fatura e rrymës.

"Mendoj se kanë bërë gabim. Shumë janë ankuar. Janë trefishuar faturat këtë muaj. Muajin e kaluar e kam pas faturën 18 euro, këtë muaj 57. Unë do të ankohem, le të vijnë në shtëpi ta bëjnë ekspertizën. Unë punoj me dru dhe me gaz".
Edhe qytetarë t ë tjerë kanë mendim të njëjtë më zonjën Sabrije.
"Ka ardhur diku 50 për qind më shtrenjtë. Djali u ankua. Te shohim tash", thotë Resmije Ejupi.
Ndërkaq, Skender Arifi, ekonomist me profesion, 56 vjeçar, pohon se do të bëjë ankesë sepse mendon se fatura e rrymës i ka ardhur më shumë se që ka shpenzuar.

"Po, kanë ardhur faturat e shtrenjta. Muajin e kaluar ka qenë fatura normal, por këtë muaj ka ardhur ndoshta 20 për qind më e shtrenjtë. Do të bëj ankesë".
Derisa Kastriot Dula, 43 vjeçar , jurist me  profesion,  thotë se i është trefishuar fatura për muajin janar.

"Kanë ardhur më shtrenjtë, por pasi nuk i kemi kontrolluar vetë, nuk di çka të them. Tash me tarifë dimërore kanë ardhur shumë shtrenjtë. Trefish krahasuar me muajin e kaluar. E shtrenjtë është rryma nëse krahasohet me gjendjen e qytetarëve, por politikat e KEK-ut nuk i di".
Ndërkaq një tjetër qytetar, Sokol Gashi, i cili përkohësisht jeton në Zvicër, thotë se  ika dëgjuar ankesat e familjarëve për shtrenjtimin e rrymës. Ai bën krahasimin mes Kosovës dhe shtetit Zviceran për faturat e rrymës.

"Kanë ardhur shtrenjtë. Edhe familjarët kanë thënë se ju ka ardhur këtë muaj rryma më shtrenjtë për 20 për qind. Unë jetoj në Zvicër, dhe nëse bëhet krahasimi me atje, atje janë faturat shumë të ulëta, sidomos nëse krahasohen të ardhurat e zviceranëve me ato të kosovarëve".
Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Viktor Buzhala thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk bëhet fjalë për ndonjë shtrenjtim të rrymës, por ai jep hollësi pse qytetarët kanë paguar fatura më të larta për muajin janar.

"Vërehet një ankesë e shtuar e qytetarëve, po ne i lusim të gjithë konsumatorët që dyshojnë se nuk i është bërë leximi në rregull të ankohen në departamentin për konsumatorë. Përndryshe, leximi bëhet në baza mujore për gjithë konsumatorët dhe nëse kalohet limiti prej 600 kilovatëve, atëherë çmimi shkon duke u rritur dhe kjo mund të jetë një nga arsyet kryesore".
"Përkundër apeleve tona për ta kursyer energjinë, ata nuk e kanë bërë. Çmimet nuk janë trefishuar, faturat nuk e di, ka rritje sigurisht të shpenzimeve, ka rritje të ngrohjes me energji elektrike...", shprehet Buzhala.

Ndërkaq, sa i përket ankesave të qytetarëve ndaj KEK-ut, ata shprehen të jenë pesimist se diçka e mirë do të ndodhë në favor të tyre, po që se ankohen.
Qytetari Sali Morina, jep mendimin e tij.
"Katastrofë ka ardhur. Krahasuar me muajin e kaluar, shumë më e shtrenjtë. Nuk mendoj të ankohem. Ku të ankohem? Hoxha te popi a ankohet?".

E  zoti  Buzhala pohon se secili qytetar ka të drejtë ankese, dhe se sipas tij, ato do të shqyrtohen me seriozitet.
"Secili qytetar që mendon se ju ka bërë e padrejtë mund të ankohet. KEK-u nëse e sheh ndonjë gabim, e mënjanon. Ankesa do të shqyrtohet me seriozitetin më të lartë dhe do të votohet nëse ka ndonjë gabim në instancat më të larta".

Sidoqoftë, debatet nuk kanë munguar as në  rrjetet sociale, ku është debatuar rreth asaj se Korporata Energjetike e Kosovës ka trefishuar faturat e rrymës për muajin janar.

Komente (7)

Artani07.02.2013/09:32

Percjellni sa kW keni hargjuar, oren duhet me dite me e shiku. Cmimi eshte fikstash sezona e dimrit edhe e shihni sa duhet me ju ardh fatura. E jo me thene me ka ardh shtrejte e asnjeri se di sa kW i ka hargju.

prizreni07.02.2013/08:17

ka ardh fatura e janarit 177.80 jam anku ne kek me than ke hargju nuk po di ku muanku po mdoket si me shku prifti mu anku te hoxha xhami a shkon nuk shkon mjer mopulli i kosoves ku me qfar pushtetar eshte tuj jetu

izet07.02.2013/07:33

Kjo cfar ka bere KEK nuk ka emer tjeter pos GRABITJE!

fita06.02.2013/22:41

o mos vet per neve po qysh me jetu fukaraja e shkret more, kuku 80 mka ardh more mozomakeq

prishtinalija06.02.2013/22:35

me sa duket kan fillu me u dokur pasojat e privatizimit te kekut duhet me ju fl pare hala ma shum atyre qe e blen ose qe ja u falen po kur gjajn popull budall pse nuk i mshojn se me i thirr partit ne protesta hyrysh e kersh bohen a kur eshte puna per interesa te vet kujt sja nin pra qysh jemi edhe na kcejn budalles mshoj se nuk din me te than boll ma

drenica06.02.2013/22:16

fukarat e shkret duhet edhe per kta qe kann Firma me pagu e per kengetar kjo sasht per mu qudit shtet i fort asht

Drenusha06.02.2013/16:27

Hargjimet e kongresit te "famshem" dikush duhet te i paguaj,se ata te "medhajte"nuk i hapin kontot per qkado.ju beft mir popull,sa te ju rrini keshtu si melaqe,kan me ju mbyte.keniskenivotuar paguani.

1000  Karaktere
Prishtinė 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 27°CI kthjellėt
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell