• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Nisin përgatitjet për rrugën Tetovë – Prizren

Publikuar: 06.02.2013 - 10:51

Tetovë, 6 shkurt - Agjencia qeveritare për rrugë shtetërore në Maqedoni po përgatit projektin për rrugën Tetovë – Prizren.

Rreth 45 mijë euro janë ndarë për përpunimin e planit të fizibilitetit për të lidhur Tetovën me Prizrenit, ndërsa më pas do të projektohen edhe detajet e tjera se sa kosto do të kushtojë realizimi i këtij projekti infrastrukturor, që lidh Kosovën me Maqedoninë. Rruga magjistrale do të jetë rreth 40 kilometra, ndërsa do të zvogëlojë udhëtimin drejt Prizrenit për rreth tre orë.

Autoritetet e Kosovës vitin e kaluar informuan se po planifikojnë ndërtimin e këtij aksi rrugor që lidhet me Maqedoninë, ndërsa në kuadër të projektit parashikohet ndërtimi i një tuneli, që duhet të kalojë nëpër Malin e Sharrit.

Komuna e Tetovës, siç transmeton ina njoftimin, para shtatë vjetëve në bashkëpunim me një kompani gjermane tentoi realizimin e këtij projekti. Vlerësimet dhe projeksionet financiare dolën që kostoja e këtij projekti shkon në 40 milionë euro, duke përfshirë edhe ndërtimin e tunelit prej 3 kilometrave. Ideja për ndërtimin e rrugës Tetovë – Prizren është disa dekada më parë, si një nyje lidhëse midis Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. 

 

Komente (1)

r06.02.2013/11:18

Mire eshte.Por,ndertoni njehere rruget neper Tetoveeshte bere qyteti si ne Bangladesh e pastaj merruni me projekte te shtrenjta. njhere jepnu rrogat puntoreve te varfur te komunaljes...

1000  Karaktere
Prishtinė 25°CI kthjellėt
Tiranė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell