Blerësi i Distribucionit këshillohet të zvogëlojë numrin e të punësuarve

Artikujt tjerė
- Blerësi i Distribucionit këshillohet të zvogëlojë numrin e të punësuarve
- Gazsjellësi TAP, më 13 shkurt nënshkruhet marrëveshja
- Viezzoli: BERZH do ta ndihmojë Kosovën
- TAP çel tenderin për investime në Shqipëri
- Ende pa marrëveshje për punësim sezonal në BE
- Dhjetë vjet pas, privatizimit nuk i shihet fundi
- Kosova mund të prodhojë 780 MW energji të ripërtërishme
- Opozitarët kërkojnë nga Kuvendi ti dalë zot pronës shoqërore
- Aeroporti kontrakton kompani private për rivlerësimin e aseteve
- Këtë muaj fillon ndërtimi i interkoneksionit Shqipëri-Kosovë
Prishtinë, 3 shkurt - Zyra e Rregullatorit të Energjisë përmes politikave të saj ka stimuluar Kosova Çalik-Limak Energy që të ulë numrin e të punësuarve në këtë ndërmarrje pas kalimit të fazës së parë prej tre vjetëve. Kjo ndërmarrje që pritet të marrë pronësinë dhe menaxhimin e Distribucionit dhe të Shpërndarjes, nuk ka të drejtë që në tre vjetët e parë të zvogëlojë numrin e të punësuarve. Ky obligim ka ardhur nga vendimet e Qeverisë së Kosovës të miratuar edhe nga Kuvendi i Kosovës.
Rregullatori e ka stimuluar blerësin e KEDS-it që të ulë numrin e të punësuarve përmes aplikimit të Faktorëve të efikasitetit. Përmes këtij faktori, ZRRE-ja e obligon një kompani që brenda një periudhe të caktuar të ulë koston operative dhe të mirëmbajtjes. E në koston operative hyjnë edhe numri i të punësuarve, përkatësisht kostoja që kompania ka për pagesën e pagave të punëtorëve. Në bazë të disa burimeve rreth 48 për qind e të punësuarve në Distribucion dhe Furnizim janë të panevojshëm për funksionim normal të kompanisë. Përveç pagave, ka edhe faktorë të tjerë të operimit përmes të cilëve mund të ulet kostoja e operimit, siç janë: ulja e shpenzimeve për mirëmbajtjen, shpenzimet administrative, shpenzimet për derivate dhe shpenzime tjera operative, të cilat investohen në procese që kanë jetëgjatësi më të vogël se një vit.
(Më gjerësisht, sot në Koha Ditore)















Koha03.02.2013/09:05
I ka qit meniher prej pune shqiptart, i ka shti krejt turq ne Suhareke. E po lypni me zvoglu papunsin...