Gazsjellësi TAP, më 13 shkurt nënshkruhet marrëveshja

Artikujt tjerė
- Gazsjellësi TAP, më 13 shkurt nënshkruhet marrëveshja
- Viezzoli: BERZH do ta ndihmojë Kosovën
- TAP çel tenderin për investime në Shqipëri
- Ende pa marrëveshje për punësim sezonal në BE
- Dhjetë vjet pas, privatizimit nuk i shihet fundi
- Kosova mund të prodhojë 780 MW energji të ripërtërishme
- Opozitarët kërkojnë nga Kuvendi ti dalë zot pronës shoqërore
- Aeroporti kontrakton kompani private për rivlerësimin e aseteve
- Këtë muaj fillon ndërtimi i interkoneksionit Shqipëri-Kosovë
- Japan Tobacco hap zyrën ne Kosovë
Athinë, 2 shkurt - Në Athinë më 13 shkurt do të kryhet nënshkrimi i marrëveshjes ndërqeveritare ndërmjet Greqisë-Italisë-Shqipërisë për ndërtimin e tubacionit Transadriatic (TAP), kurse në ceremoninë e nënshkrimit do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë së Azerbajxhanit.
Sipas burimeve në MPJ-në greke, të cilave iu referohen mediat greke, mbrëmë shefi i diplomacisë greke, Avramopulos ka pasur biseda telefonike me homologun e tij italian, Giulio Tertsa, dhe atë të Shqipërisë, Edmond Panariti, për të saktësuar detajet, ndërkohë që diskutimet të vazhdojnë në mes të tri vendeve për tekstin e Marrëveshjes.
Ministri i Jashtëm grek Avramopulos ndodhet në Munchen, ku merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë.
Qëllimi i TAP është që të shfrytëzojë fushat e mëdha të gazit të Shah Deniz II në Kaspik. Shah Deniz është çelësi i strategjisë së Bashkimit Evropian për rritjen e sigurisë së vet energjetike, duke lehtësuar varësinë nga importet ruse, sepse në rreth 6 vjet pritet të sigurojë gaz nga Kaspiku në Evropë, duke bërë realitet shpresat për një korridor gazi në një prej rajoneve më të pasura të burimeve në botë. Shah Deniz II pritet të shtojë afërsisht 16 miliardë metra kub të prodhimit vjetor, 10 miliardë metra kub prej të cilave do të jenë të gatshme për eksport në BE.












