• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Banka e Shqipërisë ul normën e interesit

Publikuar: 31.01.2013 - 10:18

Tiranë, 31 janar  - Banka e Shqipërisë uli edhe me 0,25 për qind të tjera normën bazë të interesit në përpjekje për të nxitur ekonominë me kredi bankare. Guvernatori i Bankës Qendrore, Ardian Fullani, deklaroi se pas kësaj uljeje, norma e interesit zbret në minimumin historik 3, 75 për qind.

“Sistemi bankar është në bilance të shëndosha dhe njëkohësisht likuide. Por ai vazhdon të karakterizohet nga një kujdes i rritur në financimin e investimeve afatgjata. Këto tendenca do të kushtëzojnë zhvillimet ekonomike dhe gjatë periudhës së ardhshme. Presionet inflacioniste kanë qenë të ulta gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, duke reflektuar edhe politikën e kujdesshme monetare të Bankës së Shqipërisë. Inflacioni ka qenë brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2012” - tha Fullani.

Guvernatori Fullani tha se ekonomia shënoi një rritje të lehtë në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, megjithatë mbetet ende nën potencialet e veta, ndërsa burimet e rritjes nuk janë të qëndrueshme. Sipas tij, rritja e prodhimit nuk është reflektuar në zbutjen e pasigurive të përgjithshme, që frenojnë konsumin dhe investimet ptrivate.

 

Komente (1)

bajra31.01.2013/10:27

E ks sa asht 12 14

1000  Karaktere
Prishtinė 10°CI kthjellėt
Tiranė 10°CI kthjellėt
Shkup 12°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme