BSH-ja ul për 0.25 % normën bazë të interesit

Artikujt tjerė
- BSH-ja ul për 0.25 % normën bazë të interesit
- Brezovica në pritje të shprehjes së interesit të investitorëve
- Ekonomia spanjolle vazhdon rënien e lirë
- Bota vjet njohu mbi një miliard turistë
- BQK-ja nis publikimin e pasqyrave për mikrofinancat
- Për kompanitë që shkelin rregullat e zonave ekonomike, dënime 2-10 mijë euro
- GAP sugjeron investime në energji, transport e bujqësi
- KDI përshëndet ndërprerjen e tenderit për citostatikë
- Greqia ka dalë nga zona e rrezikut
- AKK hetoi 80 zyrtarë për konflikt interesi
Tiranë, 30 janar - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka njoftuar se Këshilli Mbikëqyrës i BSH ka vendosur të ulë me 0.25% normën bazë të interesit, duke e çuar atë në 3.75%.
Lajmi është bërë publik në një konferencë për mediat.
Sipas Fullanit, kemi një përmirësim të konsumit në tremujorin e tretë të vitit, por investimet private vijojnë të mbeten të ulëta, si pasojë edhe e kushteve më të shtrënguara të financimit, raporton gazeta Panorama.
Fullani ka deklaruar se rritja ekonomike ka qenë 2.7% në tremujorin e tretë. Ritme të ngjashme të rritjes ekonomike presim edhe në të tremujorin e katërt. Rritja është mbështetur nga sektori i shërbimeve, industria dhe bujqësia, ndërkohë që puna në sektorin e ndërtimit vijon të tkurret, tha guvernatori Fullani.













