KDI përshëndet ndërprerjen e tenderit për citostatikë

Artikujt tjerė
- KDI përshëndet ndërprerjen e tenderit për citostatikë
- Greqia ka dalë nga zona e rrezikut
- AKK hetoi 80 zyrtarë për konflikt interesi
- OSHP-ja i jep ultimatum Ministrisë së Kthimit
- KEK-i e do bllokun A2 në prodhim, KE e kundërshton
- CEZ kërkon 200 milionë euro zhdëmtim
- Toyota sërish prodhuesi më i madh i automobilave në botë
- Miliona euro nga taksa ekologjike, por ku do të përdoren
- Prevalla, bukuria e shëmtuar nga njeriu
- PTK-ja investon 167 mijë euro pak javë para privatizimit
Prishtinë, 29 janar - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mirëpret vendimin e 25 janarit të Ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, për ndërprerjen e aktivitetit të prokurimit për kontratën Furnizim me citostatikë. Në listë ishte përfshirë edhe një ilaç rreth 7 mijë për qind më i shtrenjtë se ilaçet që janë aplikuar më herët.
Sipas analizimit që ka bërë KDI, në këtë tender dyshohej për parregullsi në procesin e hartimit të Listës së barnave esenciale. Në bazë të raporteve të monitorimit të prokurimit publik, KDI/TIK kishte vërejtur se MSH ka hequr nga Lista e barërave esenciale, përkatësisht nga Lista e citostatikëve, llojin e barit Ondansetron dhe Granisetron (që ishin në përdorim në dy vitet e fundit) dhe në vend të këtyre ka futur një lloj tjetër Palonosetron (që nuk është përdorur asnjëherë) e që çmimi i saj shkonte në 7 mijë për qind më shtrenjtë. Përderisa në vitin 2010 për tenderin e njëjtë MSH kishte shpenzuar 7.920 euro, në tenderin e vitit 2012 do të ishin shpenzuar 1.247.840, apo mbi 1.2 milion më shumë. Përveç shumës, MSH kishte rritur edhe numrin e njësive të kërkuara, nga 6 mijë në 16 mijë, thuhet në një komunikatë të KDI-së.
Sipas KDI-së, ndryshimi i listës së barnave esenciale është bërë pa u bazuar në statistika ose të dhëna të institucioneve kompetente në lidhje me kërkesën që mund të kenë institucionet shëndetësore. Ndërkohë, sa i përket efektit të këtij bari, në bazë të hulumtimit dhe konsultimit me ekspertë, KDI kishte nxjerr përfundimin se nuk ka asnjë ndryshim që do të favorizonte barin e vitit 2012 me atë të 2010-ës.
KDI/TIK, pas analizimit të këtij tenderi, më 23 nëntor të vitit të kaluar, kishte ngritur shqetësimin rreth kësaj çështjeje dhe nëpërmjet një konference për media, kishte kërkuar nga ministri Agani që ta anulojë këtë tender, pasi ishte konstatuar se do të rrezikoheshin mbi 1.2 milion potencialisht mbi 1.2 milion euro, thuhet në komunikatën e KDI-së.














