Greqia ka dalë nga zona e rrezikut

Artikujt tjerė
- GAP sugjeron investime në energji, transport e bujqësi
- KDI përshëndet ndërprerjen e tenderit për citostatikë
- Greqia ka dalë nga zona e rrezikut
- AKK hetoi 80 zyrtarë për konflikt interesi
- OSHP-ja i jep ultimatum Ministrisë së Kthimit
- KEK-i e do bllokun A2 në prodhim, KE e kundërshton
- CEZ kërkon 200 milionë euro zhdëmtim
- Toyota sërish prodhuesi më i madh i automobilave në botë
- Miliona euro nga taksa ekologjike, por ku do të përdoren
- Prevalla, bukuria e shëmtuar nga njeriu
Athinë, 29 janar - "Më e keqja ka kaluar tashmë për Athinën",-thotë ministri grek i Financave, sipas të cilit është e dukshme drita në fund të tunelit, për vendin e përfshirë nga recesioni dhe borxhet. Pas dy paketave të ndihmës financiare nga Brukseli e FMN dhe masave të shumta shtrënguese të vitit të kaluar, sipas Yannis Stournaras, mundësia që Greqia të detyrohet të lërë eurozonën, është shumë e vogël.
Në një intervistë për BBC-në, që e transmeton AS, ai ka theksuar se Qeveria aktuale ka mundur të kthejë për mbarë ekonominë e kjo duket edhe në tregje, të cilat janë shumë më optimiste. Depozitat po kthehen në bankat e vendit, Qeveria është duke ndihmuar sektorin privat me pagesat e munguara, dhe ka ndryshim në imazhin e Greqisë në Europë. Investitorët dhe huadhënësit ndërkombëtarë janë pozitivë sa i takon arritjeve të Athinës, e cila sipas ministrit, ndodhet në dy të tretat e rrugës drejt objektivit të vet. "Njerëzit mund të kenë shpresë",-thotë Stournaras.
Por, ndërkaq, siç theksojnë korrespondentët nga Athina, shumë pak qytetarë besojnë në shpresën që ofrojnë zyrtarët. Papunësia është më e larta në Europë me 26.8 për qind. Njerëzit e pastrehë dhe varfëria janë rritur së tepërmi, ndërsa sa i takon recesionit ekonomik, mund të thuhet se është më i vështiri që i ka ndodhur ndonjë vendi në historinë moderne, për të gjashtin vit radhazi. Megjithatë, në çerekun e fundit të këtij viti, parashikohet që të nisë rimëkëmbja, dhe vitin e ardhshëm Greqia të ketë rritje ekonomike, edhe pse deri në atë kohë, pritet të rrudhet sërish me 4.5 për qind.
Greqia është e detyruar të ulë borxhin publik deri në një nivel të qëndrueshëm. Aktualisht, borxhi i saj është 180 për qind e GDP-së e objektivi, është reduktimi në 124 për qind deri në 2020-ën. FMN thotë se ky objektiv nuk mund të arrihet nëse Athinës nuk i jepet edhe një herë ndihmë nga jashtë.














