AKK hetoi 80 zyrtarë për konflikt interesi

Artikujt tjerė
- Greqia ka dalë nga zona e rrezikut
- AKK hetoi 80 zyrtarë për konflikt interesi
- OSHP-ja i jep ultimatum Ministrisë së Kthimit
- KEK-i e do bllokun A2 në prodhim, KE e kundërshton
- CEZ kërkon 200 milionë euro zhdëmtim
- Toyota sërish prodhuesi më i madh i automobilave në botë
- Miliona euro nga taksa ekologjike, por ku do të përdoren
- Prevalla, bukuria e shëmtuar nga njeriu
- PTK-ja investon 167 mijë euro pak javë para privatizimit
- Shkup, subvencione për familjet që vendosin kolektorë diellorë
Prishtinë, 29 janar - Agjencia Kundër Korrupsionit e Kosovës ka hetuar 80 zyrtarë të lartë për konflikt interesi. Ata rezultonin pronarë apo menaxherë të bizneseve të ndryshme private. Bëhet fjalë për drejtues të institucioneve publike, zyrtarë qeveritarë nga legjislativi apo nga niveli komunal, të cilët i kanë dhënë përparësi postit publik, duke lënë mënjanë bizneset private. Siç shkruan Kosova sot, dy zyrtarë të lartë deri më tani i kanë kontestuar vendimet e dhëna nga AKKja, duke pretenduar se nuk janë në konflikt interesi.
Përmes kontrollit të drejtpërdrejtë të deklarimit të pasurive, Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur hetimet administrative për disa raste të dyshuara si konflikt interesi. Protagonistët e këtyre hetimeve janë zyrtarë të lartë të nivelit qendror dhe atij vendor.
Nga kontrollet e ushtruara nga AKKja në institucionet publike, janë evidentuar dhe trajtuar 80 raste përgjatë vitit 2012, prej të cilave, 78 janë parandaluar, ndërsa dy të tjera kanë përfunduar në gjykatën kompetente. Të paktën këto janë të dhënat e publikuara deri më tani nga AKKja, raporton gazetar.
Pothuajse të gjithë zyrtarët që janë evidentuar nga AKKja në konflikt interesi, rezultojnë pronarë apo menaxherë të bizneseve të ndryshme private. Të paprekur nga kriza ekonomike dhe bazuar në deklarimet e pasurive, rezultojnë më së shumti drejtues të departamenteve apo të institucioneve të ndryshme shtetërore. Pas nuk mbeten edhe zyrtarë të Qeverisë, të cilët janë pajtuar me gjetjet e Agjencisë Kundër Korrupsionit.













