• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

OSHP-ja i jep ultimatum Ministrisë së Kthimit

Publikuar: 29.01.2013 - 11:55

Prishtinë, 29 janar  - Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), i ka dhënë pesë ditë afat Ministrisë për Komunitete dhe Kthim (MKK) që të nënshkruajë kontratën me kompaninë “Olti Trasing” për furnizim me pajisje bujqësore për projektin “Stabilizimi i Komuniteteve”. Në të kundërtën, siç shkruan “Zëri”, nëse nuk ndodh një gjë e tillë, OSHP-ja ka “kërcënuar” MKK-në se do të vendosë një gjobë prej jo me pak se 5000 euro, kurse ndaj zyrtarit të Prokurimit do të marrë vendim për marrjen e certifikatës se prokurimit.

Më shtatë dhjetor të vitit të kaluar, këtë tender në vlerë prej 239 mijë euro, Ministria për Komunitete dhe Kthim ia ka dhënë kompanisë “Olti Trasing”. Në bazë të njoftimit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), data për nënshkrim të kontratës mes Ministrisë dhe kompanisë private ka qenë 17 dhjetori, por prej asaj kohe e deri më tash nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Në vendimin e OSHP-së, thuhet se kompania "OLTI Trasing" nga Prishtina ka parashtruar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Sipas këtij vendimi MKK-ja e ka pasur obligim ligjor ta ftojë kompaninë për nënshkrim të kontratës, por një obligim të tillë nuk e ka kryer.

Sipas vendimit të OSHP-së, kompania "OLTI Trasing" pretendon se në rastin konkret MKK-ja ka bërë shkelje të nenit 8, 9, 22, 24 dhe 26 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).

“Organi Shqyrtues i Prokurimit, përmes një parashtrese të datës: 24.12.2013 e ka njoftuar

MKK-në se përderisa nuk ka pasur ankesë prej OE tenderuese për aktivitetin e prokurimit ‘Furnizim me pajisje bujqësore për projektin Stabilizimi i Komuniteteve-II Ri-tender’, kompetente për anulimin e njoftimit për dhënie të kontratës nuk është OSHP, sepse ky organ nuk ka vendosur në bazë të ndonjë ankese të çfarëdo operatori ekonomik tenderues në këtë aktivitet të prokurimit”, thuhet në vendim.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell