Isa Mustafa vizitoi OEK-un

Artikujt tjerė
- Isa Mustafa vizitoi OEK-un
- Kosova prezanton prodhimet bujqësore dhe ushqimin në Berlin
- Ekonomia kineze përballon shenjat e krizës
- Serbia vazhdon ta dëmtojë ekonomikisht Kosovën
- ATK edhe sivjet prioritet ka përkushtimin ndaj tatimpaguesve
- Bypassi i Vlorës çliron trafikun
- ZRRE-ja nuk e lejon KEK-un të rrisë fondin e pagave
- Buka dhe drithërat, kampion shtrenjtimi
- Qeveria prek taksat në vjeshtë
- Kusari-Lila: Më shumë vëmendje prodhuesve vendorë
Prishtinë, 18 janar - Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa të premten ka vizituar Odën Ekonomike të Kosovës, ku në takim me udhëheqës të këtij asociacioni të afaristëve të vendit, ka shprehur gatishmërinë e Komunës që maksimalisht ti përgjigjet interesave të bizneseve në sektorë të ndryshëm.
Ne kemi përqafuar një ekonomi të tregut, të cilës do ti hapim rrugë, sepse presim që problemet tona të zhvillimit ekonomik, problemet sociale dhe problemet e tjera nuk mund ti zgjidhim në qoftë se nuk e nxisim sektorin privat. Ne presim që të bëjmë punësimin me të madh, rritje në sektorin e prodhimit për ta përmirësuar bilancin tregtar me jashtë, pasi që kemi investime në produkte që ne mund ti prodhojmë këtu. Kemi gatishmëri dhe zotësi të bizneseve që ato punë ti bëjnë vet dhe përmes kësaj ne do ta përmirësojmë strukturën ekonomike, do të përmirësojmë pjesëmarrjen tonë në tregun rajonal dhe në tregun evropian, ka thënë kreu i Prishtinës.
Në vazhdim Mustafa ka shtuar se është hequr dorë nga taksat komunale për ushtrimin e biznesit, sepse është vlerësuar se efektet indirekte të heqjes se taksave janë shumë me të mëdha sesa që kanë qenë efektet direkte për buxhetin e Komunës së Prishtinës, për arsye se ato nxisin qëndrimin e bizneseve këtu, mos ikjen e tyre nga Prishtina dhe nga Kosova dhe krijojnë rrethana për punësim, veçmas të të rinjve.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se shumë procedura burokratike, shumë dokumente janë reduktuar dhe sot sektori privat në Prishtinë merr frymë më lehtë dhe ketë duhet pranuar e respektuar.











