• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Serbia vazhdon ta dëmtojë ekonomikisht Kosovën

Publikuar: 18.01.2013 - 13:00

Prishtinë, 19 janar - Serbia vazhdon t’ia rrisë dëmet milionëshe në kurriz të Kosovës. Por Kosova nuk po e merr hapin revanshues për t’i shkaktuar shtetit fqinj bllokadë totale të shfrytëzimit të rrjetit të vendit, transmeton KTV. Zyrtarë të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut-KOSST kanë thënë se me gjithë vërejtjet e shumta dhënë Serbisë nga Sekretariati i Energjisë, operatori shtetëror serb vazhdon të mos ndalet së shfrytëzuari asetet e Kosovës. Zgjidhjen më të shpejtë të këtij problemi disavjeçar e bën edhe më të vështirë mosqasja në pjesën e veriut të vendit dhe dërgimi i kësaj çështjeje në bisedat që po zhvillohen në Bruksel. Shfrytëzimi ilegal i linjave transit të Kosovës nga Serbia ka nisur që nga viti 2004, kur është nënshkruar Traktati për themelimin e Komitetit të Energjisë për Evropën Juglindore.

Deri këtë vit, Serbia ka paguar për shfrytëzimin e këtyre linjave. Nga ajo kohë KOSST-i është përpjekur të zgjidhë këtë situatë, mirëpo, si çdo problem tjetër me Serbinë, edhe ky është shndërruar në çështje politike.

Komente (1)

Atedhetari18.01.2013/14:25

Po dikush Po merr mite, per Kit gjest, qe nuk,Jan tu beun asnji fjal. Edin Hashim thaqi.

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 17°CRrebesh shiu
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell