• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Buka dhe drithërat, kampion shtrenjtimi

Publikuar: 18.01.2013 - 10:07

Prishtinë, 18 janar – Çmimet e produkteve të konsumit, në dhjetë vjetët e fundit në Kosovë, nuk kanë ndalur së shtrenjtuari. Mesatarisht që nga viti 2002 deri më tani çmimet e produkteve të konsumit janë ngritur për 27 për qind. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më së shumti janë shtrenjtuar buka dhe drithërat, shkruan “Koha Ditore”. Ky produkt është shtrenjtuar në dhjetë vjetët e fundit për 84.5 për qind. Gjatë këtyre viteve nuk ka pasur vetëm shtrenjtim, por edhe lirime të çmimeve të produkteve ushqimore. Në krahasim me dhjetë vjet më parë, perimet në fillim të këtij viti janë më lirë për 11.3 për qind.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave, çmimet kanë filluar të ngrihen që nga viti 2007, duke kulmuar në muajin e fundit të vitit të kaluar. Shkalla mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2012 ishte 2,5 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 0,6 për qind në muajin dhjetor 2012 krahasuar me muajin nëntor 2012. Dhjetori i vitit 2011 krahasuar me muajin nëntor 2011 ishte me çmime më të larta për 0,4 për qind. Shkalla e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2012 me muajin dhjetor 2011 ishte 3,7 për qind”, thuhet në raport.

Ngritje e çmimeve vërehet te duhani për 15,3 për qind me një ndikim, buka dhe drithërat për 5,8 për qind, perimet 11,2 për qind, rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera për 7,6 për qind, mishi 3,0 për qind, qumështi, djathi dhe vezët 2,2 për qind, vajrat dhe yndyrat 14,3 për qind, kafja, çaji dhe kakao 7,2 për qind, veshja 1,8 për qind, këpucët 5,4 për qind. Rënie e çmimeve në vitin 2012 janë vërejtur te pajisjet, shërbimet telefonike dhe të telefaksit  për minus 4,9 për qind.

Rritjet e çmimeve në vitin e fundit kanë ndikuar që vajrat dhe yndyrat të shtrenjtohen për 52.4 për qind në dhjetë vjetët e fundit. Një litër vaj tani kushton mesatarisht 1.80 euro. Sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat për 48.4 për qind. Mishi është shtrenjtuar për 34.5 për qind, duke e ngritur çmimin e një kilogrami mishi të viçit në mesatarisht 6.94 euro dhe një kilogram mish pule në mesatarisht 2.66 euro. Qumështi, djathi dhe vezët, brenda dhjetë vjetëve janë shtrenjtuar për 23.6 për qind. Edhe produktet e luksit si duhani dhe pijet alkoolike janë shtrenjtuar dukshëm në 10 vjetët e fundit. Duhani është shtrenjtuar për 76 për qind, ndërsa pijet alkoolike për 28 për qind.

Shtrenjtimi më i madh i produkteve ushqimore është vërejtur në vitin 2008, kur edhe mesatarisht çmimet e produkteve të konsumit janë shtrenjtuar për 9.4 për qind. Viti që ka pasur zbritje të çmimeve njihet viti 2009, kur mesatarisht çmimet janë ulur për 2.4 për qind, e që si duket janë ulur si pasojë e fryrjes së madhe të çmimeve të një viti më parë. 

Komente (1)

Mjeku, Prishtine19.01.2013/23:19

Jam Mjek me Profesioni, dhe shum po me BREGOS IMPORTIMI i Misrit Kancerogjene nga Serbia te cilin po e Lejon Qeveria e Kosoves. Ju lutem ta botoni kete koment timin dhe sipas mundesise Koha Ditore si gazeta me Lexushmeri ma te madhe ta aktualizoj kete qeshtje, sepse me lejen e Qeverise ne Kosove po hyjne me dhetra Kamion nga serbia me kete miser te HELMUAR me AFLA toxin, e me kete po ushqehet Bagetia , qumshti dhe mishi i ketyre bagetive esht i kontaminuar dhe njerezit nuk guxojne ta PERDORIN KURSESI. Pershendetje.

1000  Karaktere
Prishtinė 27°CI kthjellėt
Tiranė 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 31°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell