• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Qeveria prek taksat në vjeshtë

Publikuar: 18.01.2013 - 09:44

Prishtinë, 18 janar - Qeveria e Kosovës ka në agjendë që të procedojë për miratim në Kuvend vetëm 34 ligje të reja gjatë këtij viti. Punën më të madhe në legjislacion ka planifikuar ta bëjë në korrektimin e defekteve të evidentuara në ligjet aktuale, por edhe në plotësimin e ligjeve ekzistuese me nene të reja.

Në Programin legjislativ për 2013-n janë listuar plot 63 ligje në fuqi, të cilat do t’i nënshtrohen procesit të plotësimit dhe ndryshimit. Shumë nga to i takojnë sferës së ekonomisë. Ka të atilla që kanë të bëjnë me taksat, e që, sipas burimeve, ndryshimet do të konsistojnë në rritje tatimesh. Kësisoj, është paraparë të ndryshohet Ligji për tatimin në të ardhurat e korporatave, ai për Tatimin në të ardhurat personale, por edhe Ligji për tatimin në vlerën e shtuar. Në vjeshtë është paraparë të ndërhyhet në këto ligje.

Bazuar në këtë plan, dinamika legjislative do të jetë më e vogël sivjet, krahasuar me vitin e shkuar. Përjashtuar janarin kur nuk janë paraparë të sillen projektligje për miratim në Qeveri, në muajt e ardhshëm për secilën mbledhje të Ekzekutivit, të cilat janë javore, duhet të kalojnë mesatarisht nga dy sosh. Ndërkaq, nëse Kuvendi do të ndjekë dinamikën e Qeverisë, në secilën nga seancat që i organizon çdo dy javë, do të kalojë mesatarisht nga katër ligje. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu