Kusari-Lila: Më shumë vëmendje prodhuesve vendorë

Artikujt tjerė
- Kusari-Lila: Më shumë vëmendje prodhuesve vendorë
- Belgët kursimtarët më të mëdhenj në BE
- Eurozona, më shumë reforma
- BP-ja i quan mashtrues agjentët e kthimit të kursimeve nga Serbia
- Bankat amerikane, rritje e ndjeshme e fitimeve
- Renault shkurton 7 500 vende pune
- Grekët të brengosur me praninë turke në Shqipëri e Kosovë
- Kthehet në Gjermani ari i deponuar në New York dhe Paris
- Trustit nga investimet iu kthyen 54 milionë euro
- Ekzekutivi plotëson kriterin kryesor për nisjen e Rrugës 6
Suharekë, 17 janar - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila vizitoi sot dy fabrika në Suharekë: atë për prodhimin e këpucëve Solid dhe fabrikën e prodhimit të gomave të integruara NewCo Ballkani.
Bordi drejtues i ndërmarrjes Solid e njoftoi ministren me procesin, inovacionet dhe sfidat e kësaj fabrike. Sipas drejtorit, Shpëtim Kuçi, konkurrenca e padrejtë në tregun e Kosovës dhe ngarkesa për tatim në lëndën e parë janë sfidat kryesore të kësaj fabrike. Lidhur me këtë Kusari-Lila tha: Ajo çfarë ne jemi duke punuar me Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik është që prodhuesve vendorë, në garë për projektet e ndryshme për tenderët publikë, tju japin përparësi. Do të bëjmë maksimumin që kjo të kryhet në një periudhë sa më të shkurtër kohore. Dëshiroj dhe uroj që modele të tilla të zhvillimit të ndërmarrjeve të kemi edhe në komuna tjera të Kosovës.
Drejtori i Solidit theksoi se vështirësitë nuk do ta dekurajojnë këtë kolektiv. Ne jemi të certifikuar me ISO standarde dhe këpucët tona eksportohen kryesisht në vendet e BE-së, theksoi ai.
Solid është një ndër ndërmarrjet më të mëdha në Kosovë në këtë lëmi, me mbi 70 punëtorë, dhe me një kapacitet pune prej 300-600 palë këpucë në ditë, gjë që e bën këtë fabrikë një gjigant të prodhimit dhe distribuimit të këpucëve në Kosovë dhe jashtë saj.
Ndërkaq, në NewCo Balkani, ministrja tha se gëzon fakti që 90 për qind e prodhimit eksportohet në shumë vende të botës dhe sipas saj Ballkani është histori suksesi i privatizimit në Kosovë. Ne përmes vizitave kuptojmë nevojat dhe sfidat e prodhuesve dhe kjo na ndihmon të bëjmë politika favorizuese për biznese, shtoi Kusari-Lila.
Drejtori i NewCo Ballkani, Muhamet Shala tha se kjo është ndër vizitat e rralla që i është bërë nga krerët e qeverisë. Për të sfidë mbetet rikthimi i TVSH-së, duke marrë parasysh që 90 për qind e prodhimit eksportohet.
Ndërmarrja NewCo Ballkani 60 për qind të prodhimit e eksporton në vendet e BE-së, por eksportohet edhe në Jordani e së shpejti pritet edhe në Siri. Newco Ballkani përbëhet nga gjashtë njësi të prodhimit: rripa transportues, rripa transporti, pjesë teknike gome, gome e përzierë, V-rripa, dhe çizme të gomës dhe këpucë.














